TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

by tëvë1
53 minuta ago
1
A A
Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

Sir Geoffrey Nice, një nga juristët më me nam britanez, që ka shërbyer edhe si ish-prokurori i diktatorit serb Slobodan Milosevic, pranë Tribunalit të Hagës për krime lufte, këto ditë ka viziuar Prishtinën ku morri pjesë në konferencën “Urat e Kujtimit”, organizuar nga KIPRED dhe organizata “Liria ka emër”.

Në një shkrim të botuar në fletushkën online te konferencës, Sir Geoffrey shpalos kujtimet e tija rreth gjykatës, duke rikujtuar një polemikë me juristë, ku avokati britanez thotë se Specialja është krijuar kryekëput nga presioni i vazhdueshëm nga BE dhe SHBA. Sipas Nice: “në një ndërhyrje të mëvonshme lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC), korrigjova një folës që kishte pohuar se kjo gjykatë ishte themeluar si rezultat i një vendimi sovran të Kuvendit të Kosovës. I rikujtova të pranishmëve se përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës, në realitet, u detyruan ta pranonin këtë gjykatë nën presion të vazhdueshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.”

Britanezi i cili për një kohë shërbeu edhe si këshilltar i Qeverisë së Kosovës përgjatë procesit të themelimit të Dhomave të Specializuara, sjell dëshmi për veprimet unilaterale të BE-së në draftimin e statutit fillestar: “si pjesë e ekipit negociues të Kosovës, kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë se Statuti i Dhomave të Specializuara nuk ishte, në asnjë kuptim domethënës, rezultat i një marrëveshjeje me Kosovën. Sapo negociatorët evropianë u përballën me kundërshtime thelbësore nga pala kosovare ndaj draft-statutit, diskutimet praktikisht u ndërprenë. Ajo që pasoi, sipas përvojës sime, ishte imponimi politik i një statuti të hartuar paraprakisht, i formësuar ekskluzivisht nga aktorët e BE-së dhe SHBA-së.”

Nice vlerëson se “Kosova nuk pati zë real në miratimin e tij, megjithatë ishte Kosova ajo që pagoi çmimin e këtyre veprimeve të imponuara, pa asnjë siguri se proceset do të sjellin përfundimisht drejtësi apo do të krijojnë bazë për pajtim.”

Më tutje, Nice shprej brengat se gjykata ka objektiva të fshehta politike: “Edhe më parë kam paralajmëruar publikisht se mënyra se si u krijua kjo gjykatë, duke filluar nga Raporti i Marty-t e tutje, dukej se pasqyronte objektiva të fshehta politike.”

Sipas Nice, “ka qenë e vështirë të përcaktohen me saktësi këto objektiva, por Serbia dukej qartazi shteti që kishte më së shumti gjasa të përfitonte nga një gjykatë e imponuar në mënyrën se si u imponuan Dhomat e Specializuara, të përqendruara vetëm te një etni për luftën e viteve 1998–1999.”

Duke iu referuar gjykimit të Thaçit, juristi që tashmë gëzon edhe titullin prestigjioz “Sir”, te dhuruar nga Mbretëresha Elizabetë, pajtohet me qëndrimet se aktakuza Prokurorisë kundër Thaçit dhe të tjerëve pasqyron një narrativë të përqendruar te interesat e Serbisë. Nice elaboron argumentet që ka dëgjuar dhe krahasimet midis Tribunalit të mëhershëm të Hagës dhe Dhomave të Specializuara.

“Nuk kam pasur arsye të ndjek akuzat e ngritura në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve, dhe nuk e kam bërë këtë. Në konferencë dëgjova argumente se aktakuza e Prokurorisë kundër Thaçit dhe të tjerëve pasqyron një narrativë të përqendruar te Serbia dhe se karakterizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një strukturë ushtarake e organizuar e angazhuar në një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale (Joint Criminal Enterprise) nuk mbështetet nga aktgjykimet e mëparshme të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY). Asgjë nga kujtesa ime mbi provat e paraqitura gjatë gjykimit të Millosheviqit, e as zhvillimet e mëvonshme, nuk më sugjeron se këto argumente janë të pasakta”, thotë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet Dritan Goxhaj

Arrestohet Dritan Goxhaj

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

IKShPK: Për dy javë 19 raste me Covid-19

IKSHPK apelon për vaksinimin kundër fruthit

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Përfaqësuesit amerikanë në Doha, pa takime të drejtpërdrejta me Iranin

Përfaqësuesit amerikanë në Doha, pa takime të drejtpërdrejta me Iranin

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

Sir Geoffrey Nice për Dhomat e Specializuara: Kosova pagoi çmimin veprimeve të imponuara

Si ndodhi vrasja e imamit dhe çfarë mosmarrëveshje kishte me të dyshuarin, flet familjari i viktimës

Si ndodhi vrasja e imamit dhe çfarë mosmarrëveshje kishte me të dyshuarin, flet familjari i viktimës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën