Tenisti italian, Jannik Sinner, është fitues i Grand Slamit “Wimbledon”.
Në finalen e fortë, të dielën pasdite, Sinneri e mposhti spanjolli Carlos Alcaraz. Pas më shumë se tri orë lojë, Sinneri fitoi 3:1 në sete.
Setin e parë e fitoi Alcarazi, 6:4. Sinner u rikthye, duke fituar me rezultat të njëjtë tri setet në vazhdim.
Sinneri për herë të parë e ka fituar Wimbledonin.
Ai ka dy triumfe në Australian Open dhe një në US Open.