TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikata e Infermierëve: Duhet hetime, punëtorët e QKUK-së s’duhej të shkonin për ekskursion në Shqipëri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Arrestohet një i dyshuar në Rahovec, fyu dhe kanosi një infermiere në QKMF

Në një njoftim për media, Sindikata ka thënë se e kupton nevojën e punëtorëve që të relaksohen, por në anën tjetër thonë se me këtë veprim është rrezikuar dhënia e shërbimeve për qytetarët, shkruan teve1.info

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës e kupton nevojën e profesionistëve shëndetësor për sadopak relaks pas gjithë stresit të akumuluar gjatë periudhës me pandeminë COVID-19 dhe është pro aktiviteteve të cilat e lehtësojnë ngarkesën psikologjike të të gjithë atyre që gjatë këtyre muajve dhanë maksimumin e tyre në shërbim të qytetarëve. Sindikata e Infermierëve të Kosovës në anën tjetër konsideron që me këtë veprim është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i’u është lënë stafit mbështetës të cilët tash e 3 muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, më e drejtë do ishte të organizohej një event në shenjë falënderimi për të gjitha ata që kanë kontribuar gjatë pandemisë COVID-19. /Teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës fton publikisht Inspektoratin e Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK dh Bordin e SHSKUK-së që ne urgjentisht të hetohet mënyra e lirimit nga puna të rreth 600 punëtorëve të QKUK-së për në ekskurzionin në Shqipëri gjatë ditë së sotme.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës e kupton nevojën e profesionistëve shëndetësor për sadopak relaks pas gjithë stresit të akumuluar gjatë periudhës me pandeminë COVID-19 dhe është pro aktiviteteve të cilat e lehtësojnë ngarkesën psikologjike të të gjithë atyre që gjatë këtyre muajve dhanë maksimumin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës në anën tjetër konsideron që me këtë veprim është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i’u është lënë stafit mbështetës të cilët tash e 3 muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë.

Në këtë kontekst Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që në eventualitet të “betejave” sindikale apo hakmarrjeve, për marrje primati apo edhe për të fituar poena brenda komuniteteve, shërbimet nuk duhet kufizuar apo rrezikuar në asnjë rast dhe për asnjë çmim.

“Betejat” sindikale fitohen përmes plotësimit të kërkesave të atyre që përfaqësojmë, rregullimit të statusit social dhe përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të atyre që përfaqësojmë, e jo duke ndëshkuar qytetarë për teka dhe protagonizëm.

Si organizatë sindikale konsiderojmë që është thelbësore edhe investigimi i participimit dhe të së drejtës për participim, pjesëmarrjes dhe keqpërdorimit të parasë publike me qëllim të rritjes së numrit dhe ekspozesë.

Shoqatat sindikale konsiderojmë që përveq egos dhe ambicieve për primat, duhet të kenë edhe një dozë morali në raport me qytetarë dhe dinjitet me rastin e zhvillimit të aktiviteteve sindikale.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me e drejtë dhe e moralshme do ishte organizimi i një eventi si shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19, ndarjes së mirëmjohjeve publike, qoftë edhe me mbrëmje solmne ( muzikë ), mirëpo në kohë kur nuk kufizohen shërbimet, nuk mbingarkohet stafit tjetër dhe nuk i’u mbetet barra atyre që janë skajshmërisht të diskriminuar dhe të papunë potencial.

( Kjo ftesë do përcillet edhe në formë fizike )

Sindikata e Infermierëve të Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

AGK i kërkon Antonio Costës të ngrejë çështjen e lirisë së medias në takimin me Kurtin

Prokuroria dhe Policia paralajmërojnë masa ndaj publikimit të votës në rrjete sociale

Prokuroria dhe Policia paralajmërojnë masa ndaj publikimit të votës në rrjete sociale

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Tetë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite, pavarësisht thirrjeve të Trumpit për deeskalim

Tetë të vrarë në Liban nga sulmet izraelite, pavarësisht thirrjeve të Trumpit për deeskalim

Trump ndryshon mendim: Ukraina është në një pozicion për ta rifituar gjithë territorin

Zelensky kërkon raketa Patriot nga SHBA-ja pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën