tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Sinani: Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi  senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i kanë dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ajo tha se ky është një lajmi i mirë për Luginën e Preshevës dhe se vizitat sipas saj janë duke dhënë frytet e veta.

“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës. Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u  për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K.  Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta. Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare.  Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre”.

Tutje ajo ka thënë se në letrën drejtuar Sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Blinken, për Luginën e Preshevës, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që çështja e shqiptarëve të Luginës të trajtohet në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

“Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Poashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013.Sipas Senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

Përpos brifingut të realizuar në Senat, takimet me senatorë e kongresistë ajo që jashtëzakonisht e rëndësishme ishte letra e dërguar Sekretarit Blinken edhe nga kongresistët Jim Himes dhe Ritchi Torres, përmes së cilës kërkohet që të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, konkretisht në Luginë të Preshevës të trajtohen në mënyrë simetrike me të drejtat e minoritetit serb në Kosovë. E po ashtu edhe Hearing-u i mbajtur në Senat, nga senatori Bob Menendez i cili kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, si pakica shqiptare në Serbi që i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia,e specifikisht për pasivizimin e adresave ishte jetike”.

Sinan ka shkruar se është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore.

“Çështja e Luginës së Preshevës u ngrit edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York nga ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha i cili gjatë fjalimit të tij nënvizoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, duke argumentuar se pakica serbe në Kosovë gëzon të drejtat më të avancuara se çdo pakicë në Europë. Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore. Jam pafundësisht mirënjohëse të gjithëve që kontribuuan që tema e shqiptarëve të Luginës të arrijë deri këtu. Për angazhimin e pa rezervë për kauzën kombëtare në përgjithësi e në veçanti për senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës jemi falënderues pafundësisht ndaj Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi. Zoti e bekoftë Amerikën”, ka shkruar ajo.

Dy senatorë i shkruajnë letër sekretarit Blinken për diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

24/09/2023

Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës ku ishte ngujuar grupi i armatosur

24/09/2023

Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

24/09/2023

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

24/09/2023

Broja kthehet, por Chelsea humb edhe nga Aston Villa, Liverpool si ndahet Cityt

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.