TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sigurimet shëndetësore ende “premtim në letër”

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Sigurimet shëndetësore të Policëve janë një kërkesë e kahmotshme e tyre. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha që  projektligji është në Gjykatën Kushtetuese, teksa ish punonjësit e Policisë së Kosovës thonë që nevoja për sigurime është emergjente.

Po patrullonin në pjesën veriore të vendit.

Por, gjatë rrugës një autoblindë e Policisë së Kosovës u vet-aksidentua në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Për pasojë, tetë zyrtarë policorë morën disa lëndime të rënda, ku njëri nga ta edhe iu nënshtrua një operacioni.

Pas këtij aksidenti, Sindikata e Policisë kërkoi që sigurimi shëndetësor për policët të jetë prioritet për institucionet.

“Çështja e sigurimit shëndetësor për policët është ngritur prej kohësh, por deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të ofrojnë një zgjidhje konkrete. Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të angazhohet për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të saj, duke kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që t’i japin kësaj çështjeje prioritetin që meriton”, thuhet nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Për këtë çështje, tëvë1 pyeti edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por, i pari i kësaj Ministrie pati vetëm një përgjigje të shkurtër.

“Ju e dini shumë mirë që sigurimet shëndetësore një subjekt politik opozitar i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Pyeteni Gjykatën Kushtetuese për këtë”, tha Sveçla.

Mediumi ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Gjykatën Kushtetuese, por që gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

E ish-eprori i Policisë thotë se është shqetësuese që deri më tash nuk janë realizuar sigurimet jetësore e shëndetësore të policëve.

“Në anën tjetër ende vazhdojnë të mbesin të hapura këto tema dhe asgjë nuk po ndërmerret deri më tani edhe pse tash jemi në fushatë zgjedhore dhe të gjitha problemet po dalin se po gjejnë zgjidhje, po rregullohen por ky problem nuk kam dëgju që asnjëherë nuk është ngritë as nga partitë opozitare se do të zgjidhet të cilat pretendojnë ta marrin pushtetin dhe të fitojnë zgjedhjet apo as nga partia që është në pushtet asnjëherë nuk i ka dhënë zgjidhje qoftë që në një të ardhme të afërt të përmbyllet tema që janë shumë domethënëse dhe i mbulojnë këto çështje të sigurisë së tyre jetësore dhe shëndetësore”, tha nënkoloneli në pensioni i policisë, Rrahman Sylejmani.

Për sigurime shëndetësore dhe kërkesa tjera, pjesëtarët e Policisë kishin protestuar dy herë vitin e kaluar para objektit të Qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën