Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në “ENBL League”.
“Bardhekaltrit” e kryeqytetit fituan të mërkurën mbrëma në “Gopass Arena” ndaj Slovan Bratislavas, me rezultatin 78:73.
Sigal Prishtina krijoi epërsi prej shtatë pikëve pas pjesës së parë, 39:32, ndërsa në periudhën e fundit hyri me një pikë disavantazh, 56:55.
Megjithatë, dhjetë minutat e fundit përfunduan 23:17 në të mirë të klubit të kaltër.
Në total, Sigal Prishtina ka gjashtë fitore, përfshirë edhe ato të Superligës së Kosovës.
Deondre Burns shkëlqeu në fitoren e Prishtinës të mërkurën mbrëma me 24 pikë, gjashtë asistime e dy kërcime.
Adrio Bailey kontribuoi në fitore me 19 pikë, tetë kërcime e një asistim.
Në ligën ENBL merr pjesë edhe Peja, që ka një fitore e dy humbje pas tri ndeshjeve të luajtura.











