Sigal Prishtina ka reaguar lidhur me mungesën në Vlorë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë, në kuadër të Ligës Unike.
Bardhekaltrit janë arsyetuar me numrin e madh të ndeshjeve dhe orarin e ngarkuar të skuadrës për ditët në vazhdim.
Prishtina luajti në gjysmëfinale të Ligës Unike, duke u mposhtur nga Trepça.
Mëposhtë sjellim reagimin e plotë të Prishtinës, në Facebook:
Me ndeshjen e djeshme përfundoi edhe rrugëtimi ynë në Ligën Unike 🇦🇱🇽🇰
Me tërë mbingarkesën e udhëtimeve të gjata dhe ndeshjeve të shumta brenda pak ditësh, megjithatë klubi ynë vendosi që të marrim pjesë në këtë event të organizuar nga FBK dhe FSHB me kryetar z.Avni Ponarin i cili njëkohësisht është kryetar i kompanisë SIGAL, sponzorit besnik të klubit.
Skuadra sot ka mbërritur në Prishtinë me ç’rast nuk e kemi parë të arsyeshme të luhet ndeshja për vendin e tretë pasi që na pret një agjendë edhe më e ngjeshur e ndeshjeve gjatë ditëve në vijim (6 ndeshje në 12 ditë). Kalendari i ndeshjeve në vijim:
3 prill: Prishtina – Vëllaznimi (Superligë)
5 prill: Prishtina – Peja (Liga Ballkanike)
7 prill: Prishtina – Vëllaznimi (Çerekfinale)
9 prill: Vëllaznimi – Prishtina (Çerekfinale)
Final 4 – Liga Ballkanike (në Qipro)
12 prill: Ndeshja gjysmëfinale
14 prill: Ndeshja finale
Klubi ka analizuar edhe situatën e lëndimeve të shumta gjatë muajve të fundit që vijnë pikërisht nga këto shkaqe, prandaj dhe kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve tanë.
Falenderojmë organizatorët, Ligën Unike dhe qytetin e Vlorës për mbarëvajtjen dhe mikpritjen gjatë eventit të Final 8 – Liga Unike.
KB Sigal Prishtina Mercure