TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

Kujtimet më të qëndrueshme janë rezultat i një mekanizmi në zhvillim të vazhdueshëm. Kujtesa afatgjatë rregullohet nga një rrjedhë kohëmatësish molekularë që aktivizohen në momente të ndryshme, madje edhe gjatë periudhave të gjata kohore, dhe që vendosin nëse një kujtim do të ruhet përgjithmonë apo do të fshihet.

Rezultatet e gjetura nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, në koordinim me universitetin ”Rockefeller” në Nju Jork mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çrregullimet e kujtesës si ato të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit, shkruan ANSA.

Për shembull, mund të na lejojë të anashkalojmë zonat e dëmtuara të trurit dhe të drejtojmë kujtimet përmes qarqeve alternative.

Hulumtuesit e udhëhequr nga Priya Rajasethupathy kërkuan t’u përgjigjen pyetjeve themelore se si formohet kujtesa, duke vëzhguar sjelljen e minjve në një sistem realiteti virtual dhe më pas duke studiuar mekanizmat në veprim në trurin e tyre, ndërsa ata formonin kujtime pak a shumë të qëndrueshme.

Të dhënat e mbledhura lejuan identifikimin e tre rregullatorëve kryesorë që veprojnë në zona të ndryshme të trurit.

Informacioni që duhet të mbahet mend fillimisht ruhet në zonën e trurit të quajtur hipokampus, ku aktivizohet kohëmatësi i parë molekular, i quajtur ”Camta 1”.

Pas njëfarë kohe, hyn në funksion kohëmatësi i dytë, Tcf4, i cili lejon ruajtjen e kujtesës dhe së fundmi, kohëmatësi Ash1l konsolidon më tej kujtesën afatgjatë, transmeton ATSh.

Përveç hipokampusit, përfshihen edhe rajone të talamusit, i cili shërben si lidhje midis kujtimeve afatshkurtra dhe afatgjata, dhe korteksit anterior cingulate, shtëpia e kujtesës afatgjatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën