TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u vranë tre ushtarët e UÇK-së në Kamenicë pasi e arrestuan gjeneralin serb?

Sabri e Driton Krivaça, bashkë me Agush Isufin, kishin arritur ta arrestonin ish-gjeneralin serb, Milivoje Simic. Por, ky i fundit nuk u ndal nga shtabi i UCK-së në Kamenicë. Më të dëgjuar këtë, forcat serbe organizuan në pritë, ky pas luftimeve, vëllezërit Krivaça dhe Agush Isufi, ranë heroikisht. Detaje të padëgjuara më parë, Tëvë1 iu sjell në kronikën në vazhdim.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
2
A A
Si u vranë tre ushtarët e UÇK-së në Kamenicë pasi e arrestuan gjeneralin serb?

Atë që e pa në këtë vend, nuk do ta harroj kurrë.

Me 19 qershor të vitit ‘99, Vebi Krivaça, vërejti se këtu po pozicionohen forca të shumta policore serbe.

E tytat e armëve të tyre, ishin kthyer drejt Urës së Madhe të lagjes “Malësia” në Kamenicë.

Por, atë që Krivaça nuk e dinte në ato momente, ishte se prita po u bëhej dy djemve të tij, Sabriut e Dritonit.

Këta të fundit, Vebi Krivaqa, i kishte takuar pak minuta më parë, kur bashkë me Agush Isufin, i kishin arrestuar dy figura të larta të ushtrisë serbe.

“Në makinë ishin, dy djemtë e mi, Sabria e Dritoni, pastaj, Agush Isufi, Milivoje Simiq, gjeneral i ushtrisë serbe në nivel komune, të Kamenicës, dhe Negovan Arsiq, edhe ai është marrë me këto punë, se e ka ditë gjuhën shqipe më mirë se na”, thotë Vebi Krivaça, babai i dëshmorëve.

Pasi dolën nga shtabi, bashkë me dy serbët e arrestuar, tre ish-ushtarët e UÇK-së, po kalonin mbi këtë urë.

Në atë moment, drejt tyre u lëshuan breshëri plumbash.

“Për herë të fundit i kam parë kur i kanë marrë serbët me i cu në shtab në Korretin. Janë kthyer se nuk i kanë ndal në shtab, pse nuk i kanë ndal unë nuk e di, edhe në këtë urë kanë ardh, këtu janë vrarë, vetura është ndalur para bagremëve”, thotë ai.

Pasi dëgjoi krismat, nga të parët që arriti në vendngjarje, ishte Ramadan Krasniqi.

Ky i fundit, as pas 25 vjetëve, nuk e ka harruar asnjë detaj të asaj dite.

“Sabriu u kanë tu vozitë, pjesën mbi syrin në anën e majtë e ka rrok plumbi dhe ja ka hequr këtë pjesën komplet, këmbën e majtë e ka pasur këndëj afër kfaqillës, çorapët e bardha, këpucët e kafta.
Kam qenë me Rrahim Beqirin “Rokin”, dëshmorin e kombit. Kur kam dal pas veturës, ka qenë Agush Isufi, tu e kapur barin me dorë (nga dhimbjet) dhe në ato momente vetëm se i doli shpirti”, thotë Ramadan Krasniqi, dëshmitar.

E pak metra larg vendit ku ranë heroikisht tre dëshmorët, është ngritur ky lapidar.

Këtu, Vebi Krivaça, kujton fjalët e djemve kur vendosen t’i bashkohen luftës për liri.

“Ishte edhe një kojshi këtu, bile unë i kundërshtova, ju thashë që me pas nevojë ata (UÇK) na thirrin, sigurisht s’kanë armatim, as na armatim nuk kishim. Me thanë, babë nesër me u çlirua Kosova, na thonë a po e gëzoni lirinë? E kjo është shumë rëndë për neve. Ju thashë çonu, e bonu gati!, thotë ai.

Ish-ushtarët e UÇK-së, Sabri e Driton Krivaça e Agush Isufin, ranë heroikisht një ditë pas çlirimit të Kamenicës.

Tags: arrestimi i gjenarlit serbvrasja e ushtareve te UÇK-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Moti sot

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën