TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u tentua të shpiket një tjetër “Shtëpi e Verdhë” në Kosovë?

Njëri nga të arrestuarit si agjent të BIA-s serbe, dyshohet se kishte në plan që të shpikte një tjetër “Shtëpi të Verdhë”, por kësaj radhe në fshatin Mollopolcë të Shtimes. E cak i këtij plani, ishte shtëpia e Avdyl Isufajt në këtë fshat, të cilën e lëshoi për spital ushtarak gjatë kohës së luftës. Isufaj ekskluzivisht për Tëvë1 ka treguar se si vendosi ta lëshonte shtëpinë për spital ushtarak dhe për gjithë aktivitetin që u krye brenda saj.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Si u tentua të shpiket një tjetër “Shtëpi e Verdhë” në Kosovë?

Shumë persona që mbeten të plagosur gjatë luftës së fundit po merrnin ndërhyrjet mjekësore në kushte shtëpiake.

E dhjetëra operacione të tilla u kryen në një dhomë që dikur shërbente si sallë operimi në ish-spitalin ushtarak në Mollopolcë të Shtimes.

25 vjet më pas, pronari i shtëpisë, Avdyl Isufaj, ekskluzivisht për Tëvë1, flet për kohën kur dhjetëra të plagosur, u mjekuan në shtëpinë e tij.

“Këtu ka qenë një vitrinë, ka pas barna e ato mjete. Këtu ka qenë tavolina për përpunimin e plagëve, të plagosurve çfarë kanë qenë dhe disa operacione. Ka pasur amputim të duarve, këmbëve”, tha pronari i shtëpisë.

Por, Isufaj nuk e lëshoi vetëm këtë dhomë për spital të luftës.

Ai në dispozicion Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia la gjithë shtëpinë katërkatëshe.

“Krejt kjo shtëpi ka qenë më të plagosur, civilë, ka pas shumë, përmbi 120 po. Mjek i luftës u kanë Besim Hoxha, Isë Haxhiu dhe Nehat Baftiu pastaj kanë ardhur edhe të tjerët kur ka pasur nevojë”, tha Isufaj.

Por, si erdhi deri te vendimi, që Avdyl Isufaj ta lëshonte shtëpinë për spital ushtarak?

Ky thotë se gjithçka erdhi pas një takimi me ish-komandantin e Zonës së Nerodimes, Shukri Bujën.

“…tani erdh Shukri Buja, tha me na i leshu qat shtëpi. I thash unë shtëpinë as s’muj me ndal, se ajo është e lëshume (shtëpia e vëllait) po unë i thashë e kam menduar një gjë tjetër. Kur e kam ndërtuar këtë shtëpi, vet e kam murosur, thosha kush nuk e ka për kazerme të ushtrisë, thashë që ua merr mendja unë e lëshoj. Tha jo nuk hequm familje prej shtëpijave, na jemi me mbrojtë popullatën. I thashë për ushtrinë e Kosovës, unë e heqi familjen prej shtëpisë”, tregoi Isufaj.

Ndërkohë të mërkurën, nën pranga përfunduan dy persona të dyshuar për spiunazh në Kosovë.

Të dy, Muharrem Qerimi e Bedri Shabani, dyshohet që ishin pjesë e agjendës serbe.

E pjesë e planit të Bedri Shabanit, dyshohet të ketë qenë edhe shpikja e një “Shtëpie të Verdhë” në Kosovë, të ngjashme me atë në Burrelë të Shqipërisë.

E cak i këtij plani, dyshohet të ketë qenë pikërisht shtëpia e Avdyl Isufajt.

“S’ka pasur as kushte, as shansë me u trafikua dicka. Tavolinat e këto për operacion, i kam punuar vetë. S’ka pasur kurfarë mjete, në fillim mjetet kanë qenë krejt primitive”, tha Isufaj.

Misionin e vetë si ish-spital ushtarak kjo shtëpi, e përfundoi më 15 qershor të vitit 1999.

Nga këtu, 100 të plagosur u transferuan në spitalin e Ferizajt.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi sfidon Cibonën në FIBA Europe Cup

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Mbrëmje e madhe në Champions, përballje gjigantësh në Paris dhe Anfield

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën