TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u shpëtuan trupat e familjes Jashari?

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
6
A A
Si u shpëtuan trupat e familjes Jashari?

Pasi përfundoi aksioni i forcave serbe mbi shtëpitë e familjes Jashari, trupat e 54 dëshmorëve u vendosën në një depo në dalje të Skenderajt. E këtu, përgjegjësia për t’i ruajtur këta trupa, iu besua ish-ushtarit të UÇK-së, Naser Kaqkinit. Ky i fundit për Tëvë1, ka zbuluar çdo detaj të atyre ditëve, ndërsa Xhafer Murtezaj ka treguar se si u shpëtuan trupat nga plani i fshehtë serb.

Janë plagët që i pa 26 vjet më parë.

E këto, ishin në trupin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Është ky, ish-ushtari i UÇK-së, Naser Kaqkini.

Ky i fundit me 9 mars të vitit 1998, në këtë depo në dalje të Skenderajt, mori një detyrë të rëndësishme.

Ajo ishte t’i ruante 54 trupat e pajetë që heroikisht ranë në shtëpitë e Jasharëve, vetëm disa ditë më parë.

Kaqkini, kujton mbrëmjes e asaj të hëne, kur nga këtu u larguan të gjithë.

“Në mbrëmje kur u larguan të gjithë, mbetëm vetëm 5-6 persona. U afrua një qen me kap një xhenaze i kam ra shkelum dhe kam bërtit: Kush po ndalet me mua? Mos të shkoj me marrë nënën (me i ruajt xhenazet). Atëherë ndalet edhe një person. Vetëm me qenë pastaj kemi pas punë. Qentë kanë ardh pas erës së kufomave”, tha ish-ushtari i UÇK-së, Naser Kaqkini.

Ani pse kanë kaluar mbi dy dekada, Kaqkini e mban në mend çdo detaj të atyre ditëve.

Madje, edhe ku ishte i vendosur secili dëshmor, kur i zbritën nga kamionët serbë.

“Trupat e parë i prunën në atë qoshen aty dhe ia filluan këtu, në këtë pozicion ka qenë Ademi, tani kanë vazhduar më poshtë, nëna e Ademit, pastaj Shabani e Hamza”, deklaroi Kaqkini.
E këta dy të fundit, nuk u sollën së bashku me trupat e tjerë.

“Shabanin e Hamzën, ka ora 11:30 na i kanë sjellë, në një arkivol, kishin qenë dytë, të kthyer njëri nga koka e tjetri nga këmbët. I kemi shkarkuar arkivoli nga vetura”, u shpreh ish ushtari Naser Kaqkini.

Oborri i kësaj depoje, ato ditë marsi ishte i mbushur me dhjetëra ushtarë serbë.

Prandaj bisedat e tyre lehtë mund të dëgjoheshin.

“Folshin (serbët) se cila grua ka luftuar si mashkull. Unë i kam njohur Jasharët, kam pasur shoqëri, po gratë nuk i kam njohur. Pastaj kur kam pyetur (fol serbisht) se cila është gruaja me flokë të bardha, kishte qenë gruaja e Ademit. 3:30 Kushtrimi në dy vende e ka pas dorën e thyer prej plumbave dhe krejt në gjoks i ka pasur. Vetëm nëna e Ademit e ka pasur një fishek direkt në zemër”, tregoi Kaqkini.

E plani i forcave serbe, ishte që këta trupa të dërgoheshin në një vend të panjohur për shqiptarët.

Por, ndërhyrja e Xhafer Murtezajt e Zekeria Canës, bëri që trupat e Jasharëve, të shpëtohen.

Xhafer Murtezaj për Tëvë1, tregon bisedën me ish-komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Ilia Trajkoviq, para trupave të Jasharëve.

“Na i ka bo, folni çka po doni. Zekeria Cana u prezantua, tha jam profesor, folni çka po doni edhe na shajti serbisht, me nënë. Jemi tërhequr dhe na urdhëruan t’i marrin kufomat”, tha ish-mësimdhënësi, Xhafer Murtezaj.

26 vite pas, trupat e familjes Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë të 5,6 dhe 7 marsit, pushojnë në varrezat e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën