TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?

Pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, nga kjo parti thonë se mbajtja e Kuvendit ka qenë e panevojshme. E sa i përket rivalitetit brenda partisë, njohësit thonë se Abdixhiku nuk mund të ketë ndikim te votat e deputetëve.

by Arlind Beqiraj
3 muaj ago
1 0
A A

Në janar të këtij viti, dorëzoi dorëheqjen.

Por,  atë kohë Lumir Abdixhiku u zgjodh sërish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E për herë të dytë brenda 7 muajsh, të enjten ai iu drejtua sërish Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Por këtë herë, kërkesa ishte për shkarkimin e tij, të cilit një ditë më parë veçse i mbijetoi.

Thirrja e këtij Kuvendi po shihet e padobishme nga një prej anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Shkëmb Manaj.

“Mendoj që ka qenë e panevojshme, ka qenë e ngutshme dhe si e tillë nuk i është dashur Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë moment”, tha Manaj.

Manaj thotë se nga ky Kuvend megjithatë u mor një vendim i rëndësishëm, LDK do të jetë pjesë e procesit të konsituimit të Kuvendit.

“Në këtë Kuvend ne kemi nxjerrë edhe një vendim i cili përcakton që LDK është dhe do të jetë pjesë e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe të gjitha organeve të LDK-së, përfshirë kryesinë aktuale, Këshillin e Përgjithshëm, por edhe grupin parlamentar, do të jenë në mbështetje nëse arrihet një marrëveshje eventuale për bashkëqeverisje”, sqaroi ai.

Por si u pa ky rivalitet politik brenda LDK-së, nga analisti politik, Afrim Kasolli.

“Edhe ata që e kundërshtonin nuk është se arritën ta kenë një lider si përfaqësues të tyre që t’i prijë betejës politike kundër Abdixhikut, i cili do të shërbente si model alternativ ndaj menaxhimit të deritanishëm të LDK-së. Janë përmendur shumë emra, por askush nuk e pati guximin t’i prijë betejës”, theksoi Kasolli.

Në anën tjetër, analistja politike Arta Tahiri thotë se Abdixhiku nuk mund të ketë ndikim në votat e të gjithë deputetëve.

“Nuk besoj që mund të ketë ndikim, bile unë kam thënë LVV nuk duhet të ndihet komode në votat e deputetëve të LDK-së, duke e ditur karrierën e tyre që nuk janë të rinj në politikë dhe qëndrimet që i kanë pasur karshi Abdixhikut”, tha Tahiri.

Pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se presin vazhdimin e bisedimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën