TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u fsheh pas trupave për të mbijetuar, Behar Topilla?

Behari Topilla i mbijetoi masakrës së Shavarinës, një prej krimeve më të rënda në Drenas, ku u ekzekutuan mbi 40 civilë shqiptarë. I plagosur dhe i dhunuar, ai shpëtoi duke u mbuluar nga trupat e viktimave. Pas luftës ai u vendos në Suedi ku edhe ndërroi jetë pas një sëmundje e rëndë. Familja sot e kujton me dhimbje, ndërsa axha i tij kritikon institucionet për mungesë pune në dokumentimin e krimeve.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
3 0
A A

E pa vdekjen me sy, u dhunua, u plagos dhe megjithatë i mbijetoi masakrës së Shavarinës në Çikatovë të Vjetër.

Behar Topilla, ishte i mbijetuari i fundit i masakrës së Shavarinës në Drenas ku u vranë mbi 40 civilë shqiptarë.

Pas luftës me një sëmundje të rëndë, Behari ndërroi jetë në Suedi, por historia e tij do të mbetet përjetësisht e gjallë.

Në Gllanasellë, familjarët dhe banorët e fshatit kanë hapur dyert për ngushëllime.  Axha i Beharit, Ali Topilla, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi nipi i tij dhe bashkëfshatarët gjatë luftës..

“Brenda në kamion forcat serbe i kanë futur 44 shqiptarë dhe i kanë dërguar nga Qirezi në Drenas. Kur kanë mbërritur tek miniera e Feronikelit e kanë ndalur kamionin dhe i kanë detyruar të zbresin. Aty ka qenë një gropë e madhe dhe kanë filluar të shtënat me armë. Behari ishte rrëzuar dhe u mbulua nga kufomat e tjera”, tregon axha i Beharit.

Topilla shprehet i zhgënjyer që ndër vite është bërë shumë pak punë nga institucionet për dokumentimin e krimeve të luftës.

Sipas tij koha po kalon dhe shumë dëshmitarë po vdesin duke mos u rrëfyer për tmerret që kanë përjetuar.

“Mendoj se institucionet tona duhet të angazhohen më shumë në dokumentimin e krimeve të luftës sepse në Kosovë janë kryer shumë masakra. Për shkak të rrethanave të vështira, Behari u largua nga Kosova për në Suedi, ku më pas edhe krijoi familje atje”, thotw Ali Topilla.

Historia e Beharit u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin me titullin “Sole Survivor” – “I mbijetuari i vetëm”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën