TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si të ushqejmë fëmijët në dimër

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Si të ushqejmë fëmijët në dimër

Duket “mision i pamundur” për fëmijët të kalojnë dimrin pa u prekur nga virozat e stinës. Megjithatë një dietë e ekuilibruar, me ushqime të freskëta që furnizojnë me vitamina, kripëra minerale dhe proteina, mund të forcojë sistemin imunitar duke ndihmuar trupin të përballojë më mirë këtë periudhë delikate të vitit.

Pavarësisht se moti i ftohtë ul dëshirën për të pirë ujë, hidratimi konstant është shumë i rëndësishëm.

Veçanërisht në dimër nuk duhet të harroni pesë porcionet e frutave dhe perimeve (me ngjyra të ndryshme) të cilat duhet të konsumohen çdo ditë. Çdo frut dhe perime përmban substanca specifike me funksione specifike.

Për sa i takon proteinave në stinën e ftohtë është më e lehtë të zgjedhësh edhe ato me origjinë bimore. Pra përdorni sa më shumë supëra të përgatitura me drithëra të të gjitha llojeve dhe bishtajore (fasule, qiqra, thjerrëza, bizele).

Mëngjesi

Një vakt shumë i rëndësishëm sidomos në ditët e ftohta të vitit. Ndryshimi i orës, i temperaturave, rifillimi i shkollës dhe aktiviteteve të ndryshme të fëmijëve kërkojnë më shumë energji e për rrjedhojë edhe një ushqyerje më të mirë. Stresi që shoqëron këtë periudhë gjithashtu ndikon në sistemin imunitar të tyre.

Mënyra më e mirë për të filluar ditën dhe për t’i siguruar fëmijëve energjinë e nevojshme është një mëngjes i ekuilibruar: qumësht ose kos, biskota apo brioshë dhe fruta. Veçanërisht në mëngjes është shumë mirë të konsumohen ato të pasura me vitaminë C. Kjo vitaminë mund të merret lehtësisht përmes lëngjeve që përfitohen nga shtrydhja e agrumeve, kivit apo boronicave të zeza.

Ushqimi gjatë pushimit në shkollë

Në shkollë, për vaktin e pushimit, përveç një ushqimi të përgatitur në shtëpi si bukë me reçel, tortë me mollë, biskota me rrush, është mirë që fëmijës ti jepni me vete një frut, pa harruar ti vendosni në çantë një shishe me ujë. Nevoja ditore e fëmijës për ujë zakonisht varion nga 680-1000 ml gjatë vitit të parë të jetës, 1100-1200 ml në vitin e dytë, 1300 ml në vitin e tretë dhe 1600 ml në të katërtin. Këto kërkesa rriten kur fëmija ka temperaturë, të vjella ose diarre. Në këto raste, vlerësoni me pediatrin nevojën për të përfshirë kripërat minerale përmes produkteve të veçanta, raporton EO.

Një këshillë praktike për prindërit: kontrolloni sasinë dhe ngjyrën e urinës së fëmijës tuaj. Nëse është e verdhë e errët kjo do të thotë se nuk është hidratuar mjaftueshëm. Gjithashtu nëse fëmija nuk ndjen nevojën të urinojë për disa orë me shumë gjasa nuk ka pirë ujë aq sa duhet.

Dreka

Në drekë, gjithmonë është mirë një pjatë me karbohidrate për të furnizuar organizmin me energjinë e duhur. Si pjatë e dytë fileto pule ose peshk me perime zgare e shoqëruar me sallatë perimesh. Ëmbëlsira me fruta mbyll këtë vakt të rëndësishëm.

Pasditja

Për sa i takon pasdites, nëse fëmija praktikon aktivitet fizik mund të konsumojë një lëng frutash të freskëta, si dhe një produkt të përgatitur në furrë. Kujdesuni të mos e mbingopni me proteina si bukë dhe proshutë apo bukë me djathë. Nëse fëmija nuk ushtron aktivitet fizik mund të mjaftojë një kos me fruta të freskëta ose thjesht një lëng frutash.

Darka

Për darkën vlejnë rregullat e ushqyerjes së shëndetshme, duke ndryshuar sa më shumë që të jetë e mundur jo vetëm llojin e perimeve, por edhe mënyrën e përgatitjes. Jo vetëm perime me avull dhe fruta të freskëta, por edhe perime të pagatuara apo fruta të gatuara. Mos harroni të përfshini peshkun dhe bishtajat së paku 2 herë në javë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

CNN: Njerëzit “cool” kanë tendencë t’i kenë këto gjashtë karakteristika të përbashkëta

CNN: Njerëzit “cool” kanë tendencë t’i kenë këto gjashtë karakteristika të përbashkëta

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X