TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Si të përfitoj Kosova në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor?

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Si të përfitoj Kosova në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor?

Instituti Riinvest ka organizuar tryezën me temë “Pjesëmarrja e Kosovës në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor”, ku u diskutua për rëndësinë e këtij instrumenti financiar, sfidat në zbatim dhe mundësitë për përmirësim të koordinimit institucional në funksion të përfitimit sa më të madh të fondeve.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte adresimi i pengesave strukturore, identifikimi i boshllëqeve në koordinim dhe krijimi i një hapësire dialogu ndërmjet palëve të interesuara për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe përmirësimin e identifikimit, përgatitjes dhe strukturimit të projekteve që mund të mbështeten përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori ekzekutiv i Riinvestit, Alban Hashani, tha se aktiviteti synon të kontribuojë në adresimin e çështjeve konkrete që lidhen me këtë kornizë, duke e ndërlidhur edhe me projektet aktuale dhe të ardhshme të institutit.

“Qëllimi ynë paqësorë mbetet që të identifikojmë pengesat strukturore, boshllëqet në koordinim dhe mundësi konkrete për përmirësim. Gjithashtu synon që të krijojë një hapësirë dialogu konstruktiv ndërmjet palëve të interesuar në fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e identifikimit, përgatitjes dhe strukturimit të projekteve që mund të mbështeten përmes kësaj kornize. Instituti Riinvest është në nisje e sipër të një projekti tjetër në kuadër të Horizon Europe, aktiviteti i sotëm mund të ndihmojë në identifikimin e elementeve konkrete që do të mund të adresohen me projektin e ri”, tha Hashani.

Nga Zyra e Kryeministrit, drejtori i Zyrës për Bashkëpunim për Zhvillim, Florim Canolli, theksoi përfitimet që Kosova ka pasur nga kjo kornizë investuese ndër vite, duke potencuar vlerën e lartë të fondeve të përfituara dhe pritjet për rritje të mëtejshme të tyre.

“Prej vitit 2009 kur ka filluar korniza investuese e Ballkanit Perëndimorë kemi fituar qindra-miliona grande, ka edhe grande të tjera të cilat janë në pritje të njoftimit përfundimtar të BE-së për heqjen e masave për fazën e dytë që është paralajmëruar dhe do të shtohen grandet. Vlera e investimeve, nëse llogaritet edhe kostoja totale e projekteve dhe pjesës tjetër, kjo shkon në miliarda. Pra, kemi të bëjmë me një instrument që është jashtëzakonisht maisv nga vëllimi i fondeve. Kjo pritet me u shtua në të ardhmen me planin e rritjes”, tha Canolli.

Ndërkaq, udhëheqësi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hubert Perr, foli për Planin e Rritjes dhe komponentët kryesorë të tij, duke vënë theksin në qasjen në tregun e vetëm të BE-së dhe mbështetjen financiare shtesë për rajonin.

“Plani i rritjes ka katër artikulime, njëra është qasja më e mirë në tregun e vetëm dhe mendoj se kjo në vetvete është diçka që është shtysa më transformuese e asaj që ne e quajmë çlirimin e potencialit të rritjes së rajonit dhe rritjen e konvergjencës. Pra, është vërtet qasja në treg që mendoj se mund të bëjë më së miri punën që Evropa mund të ofrojë. Por mbi të gjitha, bëhet fjalë gjithashtu për financimin shtesë që është ofruar. Njëri është financimi bazuar në reforma, që do të thotë mbështetje buxhetore, hapësirë fiskale e ofruar qeverisë për arritjen e disa reformave të caktuara. Dhe 50% e tjera e fondeve tani janë alokuar shtesë për të rritur më tej hapësirën fiskale për infrastrukturë kritike dhe investime në sektorin publik, që do të kryhen përmes WBF”, tha Perr.

Tags: Ballkani PerëndimorInvestimeKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Katari mbulon shpenzimet e hoteleve për turistët e bllokuar

Katari mbulon shpenzimet e hoteleve për turistët e bllokuar

Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

Konflikti SHBA‑Izrael‑Iran çon në anulimin e një të tretës së fluturimeve në Lindjen e Mesme

Konflikti SHBA‑Izrael‑Iran çon në anulimin e një të tretës së fluturimeve në Lindjen e Mesme

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

186 raketa janë lëshuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit, njofton vendi

186 raketa janë lëshuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit, njofton vendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën