TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si të pastroni dhe të kujdeseni për bizhuteritë tuaja

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Si të pastroni dhe të kujdeseni për bizhuteritë tuaja

Për fat të mirë, me këshillat e duhura ju mund t’i bëni bizhuteritë të duken sërisht po aq bukur.

Në këtë artikull ju njohim me disa këshilla se si t’i pastroni bizhuteritë në mënyrë që të shkëlqejnë edhe për vitet në vijim.

Si të pastroni bizhuteritë në shtëpi

Përdorni sapun enësh dhe ujë të ngrohtë

Shumica e bizhuterive, mund të pastrohen në mënyrë të sigurtë me sapun enësh dhe ujë të ngrohtë.

AgroWeb.org rekomandon bashkimin e një pike detergjenti për enët, me ujë të ngrohtë në një tas dhe më pas të lini bizhuteritë tuaja të qëndrojnë në përzierje për disa minuta.

Për bizhuteri të forta si ari dhe gurët e çmuar, vazhdoni me një pastrim të butë duke përdorur një furçë dhëmbësh me qime të buta. Shpëlajeni, e në fund thajeni me një leckë mikrofibër.

Si të trajtoni bizhuteritë e veshura me ar

Për bizhuteritë e veshura me ar, ndërroni furçën e dhëmbëve me një sfungjer të butë.

Një gërvishtje e vogël mund të shkaktojë gërryerje të veshjes, duke zbuluar metalin bazë.

Si të largoni njollosjen në argjend dhe bronz

Nëse bizhuteritë prej argjendi ose bronzi janë shumë të njollosura, detergjenti i enëve dhe uji mund të mos jenë të mjaftueshëm për t’i rikthyer atyre shkëlqimin.

Provoni t’i pastroni duke përdorur pëlhura lustruese të formuluara posaçërisht për pastrimin e njollave.

Po ketchup-i dhe pasta e dhëmbëve?

Ketchup-i nuk ka veti gërryese dhe aciditeti i tij i butë reagon me sipërfaqet e oksiduara për të hequr njollat.

Për të përdorur këtë metodë, zhytni bizhuteritë tuaja në një tas të vogël me ketchup, dhe lërini aty për 15 minuta deri në një orë.

Lani ketchup-in me ujë të ngrohtë dhe detergjent enësh, shpëlajini dhe thijeni bizhuteritë me një leckë mikrofibër.

Edhe pasta e dhëmbëve është po aq efektive, por kini kujdes sepse ka veti gërryese. Nëse nuk jeni të kujdesshëm rrezikoni të gërvishtni argjendin.

Sidoqoftë, është një metodë e lehtë, që ju jep rezultate të shpejta.

Zgjidhni një pastë dhëmbësh me veti gërryese të ulët, me ngjyrë të fortë, dhe pa agjentë shtesë zbardhues.

Lani bizhuteritë tuaja në ujë, më pas shpërndani në to një shtresë të hollë paste dhëmbësh, dhe fërkojeni butësisht me një sfungjer ose leckë mikrofibër.

Lëreni të qëndrojë për disa minuta, më pas shpëlajeni pastën e dhëmbëve dhe thajini me një leckë të pastër.

Po perlat?

Kini kujdes kur pastroni perlat sepse janë poroze dhe të ndjeshme. Ato duhet të pastrohen vetëm me një leckë mikrofibër dhe pak ujë.

Asnjëherë mos përdorni pastrues kimik si klori, amoniaku, peroksidi i hidrogjenit dhe acidi acetik (acidi në uthull dhe tek ketchup-i) sepse janë shumë të dëmshëm për perlat.

Mos i zhysni perlat në ujë, pasi kjo mund të dëmtojë fillin e mëndafshit me të cilin janë të lidhura.

Gjithashtu mos i ekspozoni ndaj parfumit. Perlat duhet të jenë bizhuteritë e fundit që vendosni përpara se të dilni dhe të parat që hiqni kur ktheheni në shtëpi. /AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Këshillat që duhet të ndiqni për të përfituar sa më shumë nga stina e vjeshtës

Si t’i mbani rrobat e verës të veshura edhe në vjeshtë

Si t’i mbani rrobat e verës të veshura edhe në vjeshtë

Koha para ekranit është si shkak ashtu edhe simptomë e sjelljes së keqe të fëmijëve

Koha para ekranit është si shkak ashtu edhe simptomë e sjelljes së keqe të fëmijëve

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X