TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të mirë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Cilat janë përfitimet e zgjimit herët në mëngjes

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.

Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Megjithatë, për arsye të ndryshme jo gjithmonë mund të bëjmë një gjumë cilësor.

AgroWeb.org në këtë artikull ju sugjeron të provoni disa metoda për t’u ndier më energjik edhe pas një gjumi jo të rehatshëm.

Së pari konsumoni ujë, pastaj kafe

Në vend që të konsumoni filxhanin e kafesë, konsumoni së pari një gotë ujë sapo të zgjoheni në mëngjes.

Ekspertët sugjerojnë të pini një gotë ujë të ftohtë me limon.

Uji do t’ju zgjojë, veçanërisht kur ai është i ftohtë dhe limoni do t’ju freskojë.

Por nëse nuk mundeni të mos e konsumoni kafen tuaj të parën, mundohuni që pas saj të hidratoheni me ujë.

Qëndroni në diell

Një nga gjërat që mund të bëni për të ndaluar përgjumjen është të ekspozoheni në diell.

Nëse punoni jashtë shtëpisë tuaj, mund të përftioni gjatë kohës që ecni për të shkuar në punë ose gjatë kohës që jeni në makinë apo edhe autobus.

Nëse nuk mund të dilni jashtë, atëherë ekspertët rekomandojnë të hapni të paktën një dritare, për të lënë ajrin e pastër dhe rrezet e diellit të futen brenda.

Kryeni disa ushtrime të lehta

Nëse jeni vërtet të lodhur, mjafton të lëvizësh trupin tënd.

Bëni një shëtitje të shkurtër ose disa ushtrime të thjeshta për të venë në lëvizje muskujt tuaj.

Për më tepër, aktiviteti fizik mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.

Gjeni pak kohë për një sy gjumë.

Strategjia më e mirë është të bëni një sy gjumë nga 5 deri në 20 minuta gjatë ditës.

Vendosni alarmin dhe shtrihuni në një vend të rehatshëm.

Edhe nëse nuk mund të flini, pushimi mund t’ju ​​japë më tepër energji.

Ushqehuni shëndetshëm

Hulumtimet tregojnë se kur je i lodhur, është më e vështirë të kuptosh kur ndiheni i ngopur.

Ushqimi i tepërt do të ndikojë tek cilësia e gjumit tuaj sepse trupi do të duhet të punojë më tepër për të tretur ushqimin gjatë natës.

Jini të vetëdijshëm për ndikimin e oreksit në cilësinë e gjumit dhe në zgjedhjen e ushqimit, veçanërisht në darkë.

Planifikimi i një darke të shëndetshme dhe të lehtë do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë./agroweb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën