TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ta dalloni vetë mjaltin origjinal

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Hajnat vjedhin mjaltë në Leposaviq

Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.

Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Në fund të tekstit do të gjeni një video të shkurtër por të rëndësishme për provat që mund të bëni për të dalluar mjaltin e vërtetë.

Këshillat për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso.

Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.

Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë./AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

Aktiviteti i përditshëm është po aq efektiv sa palestra

A mund të rrisin tatuazhet rrezikun për kancer?

A mund të rrisin tatuazhet rrezikun për kancer?

Demenca në rritje, por parandalimi mbetet çelësi i shpresës

Demenca në rritje, por parandalimi mbetet çelësi i shpresës

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Ndalohet kamioni me dru pa dokumentacion në Podujevë, konfiskohet sasia drunore

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Incident në Dobrajë të Madhe, dyshohet për rrahje mes tre personave – Policia jep detaje

BE-ja mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas paralajmëron takim Kurti-Vuçiq

BE-ja mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas paralajmëron takim Kurti-Vuçiq

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria “Kurti III” mban mbledhjen e parë

AUV ndalon përkohësisht importin e qumështit për foshnje “APTAMIL”

AUV ndalon përkohësisht importin e qumështit për foshnje “APTAMIL”

Mishetiq: Nuk ka prova që lidhin Thaçin me komunikatat apo krimet e UÇK-së

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për krime lufte

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën