TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si qëndron Kosova me investimet e huaja?

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Si qëndron Kosova me investimet e huaja?

Edhe kjo ndërtesë është gati të përfundojë.

E të tilla si kjo, ka shumë në kryeqytet.

Por blerja e banesave bëhet në shumicën e rasteve nga mërgimtarët.

Kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës, i cili vë në theks se blerja e patundshmërive nga diaspora përbën afër 70 përqind të investimeve nga jashtë vitin e kaluar.

Mirëpo gjatë këtij viti, Kosova ka mungesë të investimeve të huaja.

“Investimet e huaja direkte në Tre Mujorin e dytë të vitit 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 përqind, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro. Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”, është bërë e ditur nga BQK-ja.

E nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se në rënien e investimeve ka ndikuar pasqyrimi i Kosovës në mediat botërore.

“Kosova është shumë vend i sigurt për investime të huaja. Por fatkeqësisht incidentet por edhe fotografitë të cilat jepen në mediat botërore, jo evropiane, jo rajonale se këtu po se po, por mediat botërore na kanë dëmtu në sjelljen e investimeve të huaja sepse nëpërmjet këtyre medieve asnjëherë nuk jepet një mesazh i mirë, një produkt që po prodhohet i mirë në Kosovë. Por zakonisht fotografia e Kosovës është kur ka një incident, kur ka një mbyllje të rrugëve, kur është sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe ti si një qytetar heziton me ardhë me investu kështu që e shtyen planifikimin qoftë për investime, qoftë për të ardhë për ta taku një mik”, ka thënë kryetari i Odës Ekonoike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Një tjetër faktor i rënies së investimeve sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve është edhe vonesa e licencimit të bizneseve në vend.

“Bizneset vonohen me licenca të ndryshme të cilat investitorët ikin nga Kosova dhe shkojnë në Maqedoni apo në vende tjera qoftë edhe ndalja e investimeve kapitale të cilat kanë ndikuar drejt për së drejti në rënien e investimeve dhe në rënien e GDP-së. Për arsye se investimet kapitale janë gjenerues të zhvillimit ekonomik, po ashtu edhe të rritjes ekonomike. Kosova do të jetë një nga vendet që më së paku ka pasë investitorë të huaj”, ëhstë shprehur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Se Kosova ka ngecje në tërheqjen e investimeve të huaja e thekson edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte (IHD), por ky potencial është i kufizuar nga dështimi i saj për të adresuar disa çështje serioze strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, ka deklaruar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23,933 personash në vit, apo 1.3 për qind e popullatës së përgjithshme, ndërsa kjo mërgatë, sivjet deri në tetor të 2023-tës solli në Kosovë 1, 19 miliardë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

​A do t’ia mundësojë LDK-ja sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente?

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta përcjellim gjuhën shqipe brez pas brezi

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Reagimet nga Prishtina për “Sarajevo Safarin” iritojnë Vuçiqin

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën