TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si qëndrojnë me pasuri politikanët?

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë nga politikanët, ku rerët shtetëror të vendit dhe disa ministra nuk qëndrojnë shumë keq me pasuri.

nga Shpat Blakcori
23 Prill, 2025
1
A A
Si qëndrojnë me pasuri politikanët?

Krerët shtetërorë të vendit nuk qëndrojnë keq sa i përket të ardhurave financiare.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë nga politikanët.

E para e shtetit Vjosa Osmani ka një pagë vjetore neto 33.104 mijë euro, ndërsa bashkë me bashkëshortin kanë blerë një banesë me vlerë mbi 59 mijë euro, një shtëpi 170 mijë euro dhe tokë 35 mijë euro.

Përveç tjerash Osmani ka deklaruar se ka dy kredi në vlerë prej 40 mijë euro dhe tjetra 16 mijë euro.

Kurse sa i përket blerjes së pronës prej mbi gjysmë milion eurosh në Australi, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.

Ndërsa nga mëditjet në udhëtimet zyrtare jashtë vendit, Osmani ka përfituar mbi 11,500 euro.

Më modest në këtë drejtim qëndron kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sikurse në deklarimin e vitit të kaluar, ai ka deklaruar edhe këtë vit se jeton me qira, ku paguan 250 euro në muaj.

Ndërsa të hyra vjetore ka 20 mijë e 278 euro.

Si pasuri të paluhatshme ai ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në emër të bashkëshortes që kap vlerën prej 400 mijë eurosh.

Banesa është marrë me kredi e cila zgjat deri në vitin 2052.

E para të gatshme ai ka deklaruar 300 euro më shumë se një vit më herët. Sipas deklarimit, Kurti ka në bankë 1800 euro, ndërsa një vit më herët kishte 1500.

Pos tjerash, Kurti ka deklaruar se gruaja e tij i ka edhe 15 mijë euro para të gatshme.

Në anën tjetër, Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka disa prona.

Konjufca ka deklaruar se i ka 3 banesa, një të tijën dhe dy të prindërve. Banesa në emër të tij kap vlerën e 60 mijë eurove, ndërkaq një tokë e prindërve të tij ka kushtuar 80 mijë euro.

Ish-kryekuvendari ka pagë vjetore mbi 30.000 euro dhe ka deklaruar mbi 7.000 euro të kursyera.

Gjithashtu goxha i pasur del të jetë edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi 300.00 m2 me vlerë 600 mijë euro dhe një lokal 200.00 m2 me vlerë prej 650 mijë euro.

Pasuria e Sveçlës kap vlerën e mbi një milion e 200 mijë euro.

Agjencia thekson se deklarimi i pasurisë është një detyrim ligjor dhe gjithashtu një akt i rëndësishëm për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku thotë se propozimi i LDK-së ofron rrugëzgjidhje

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.052025

“Matrix” 12.052025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X