Armëmbajtja pa leje e armëve sipas njohësve të sigurisë ka pasoja të shumta për sigurinë në vend.
“Është një pamje një imazh shqetësues, në qendër të qytetit, del me pushkë automatike dhe ndjellë një pasiguri të përgjithshme tek qytetarët. Kjo nuk është vetëm një perceptim por është një realitet i hidhur që detyrimisht sjellë nevojën për veprime shumë me strikt”, deklaron eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Vlerësim të njëjtë ka edhe ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi.
“Nga aspekti i sigurisë është ndjenjë e pasigurt dhe qytetari në rrethana të tilla, por se të ishte në rrethana të tjera ndonjë gjendje e jashtëzakonshme apo gjendje lufte ndoshta do të ishte krejt normale por në gjendje të qetësisë të tanishme me pa armë të gjatë edhe pse nuk është kompetentë as nuk është i autorizuar po ikte policisë ajo është një ndjenë shumë e keqe”, deklaroi ai.
Në duar të qytetarëve, ekspertët vlerësojnë se gjenden një numër i madh i armëve ilegale.
“Edhe një vetëdijesim të qytetarëve që armë pa leja me dorëzua ka vkerësum që janë 30 mijë e diçka armë, në vit ka 1500-1700 konfiskohen, por akoma një numër kritik i armëve ilegale është në posedim të qytetarëve”, thotë Ibishi.
Kritika ka edhe për masat ndëshkuese që aplikohen ndaj personave që posedojnë armë ilegale.
“Ajo çka mua nuk po me pëlqen, politika ndëshkimore nuk është edhe aq e rëndë që qytetarët për raste të tilla të marrin një dënim me të gjatë, dënim me burg por vetëm me gjobë…”, thotë Maliqi.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar 1882 armë ilegale.






