TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Si pjesëtar i komunitetit, më kanë penguar paragjykimet për dukjen e tij” – Berisha për Bashën

by Tëvë1
6 muaj ago
4
A A
“Si pjesëtar i komunitetit, më kanë penguar paragjykimet për dukjen e tij” – Berisha për Bashën

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka reaguar ndaj komenteve raciste që kanë qarkulluar në rrjete sociale dhe media pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Berisha shprehu shqetësimin e tij të thellë për mënyrën se si, sipas tij, Basha është paragjykuar për shkak të dukjes së tij.

“Siç e dini, edhe nëpër komente, ka qenë një qasje shumë raciste përballë z. Bashës vetëm për shkak të dukjes së tij, në kuptimin që ai është zeshkan. Kjo më ka penguar shumë, sepse është paragjykuar jashtëzakonisht shumë,” tha Berisha.

Ai theksoi se pamja e jashtme nuk duhet të jetë kriter për të gjykuar vlerat e një individi.

“U kuptua shumë qartë që ai mund t’i ketë shumë vlera. Dukjen e tij e cakton vetëm i Madhi Zot. Ne, si pjesëtarë të komuniteteve, ndjehemi të prekur kur paragjykimi bëhet mbi bazën e dukjes apo identifikimit me komunitete të tjera. Kjo është jashtëzakonisht e papranueshme,” u shpreh deputeti.

Berisha shtoi se ky lloj paragjykimi nuk është vetëm fyes, por edhe diskriminues ndaj përkatësisë etnike të një përfaqësuesi të zgjedhur.

“Ai është deputet dhe ka përkatësinë e tij etnike. Pse e ka një dukje të zeshkët, nuk do të thotë që nuk mund të jetë në një pozitë të lartë. Më ka bërë të ndihem keq. Çfarë nëse nesër unë do të isha kryetar i Kuvendit? Paramendoni që gjykimet të bëhen mbi bazën e përkatësisë sime etnike,” shtoi ai.

Në fund të intervistës, Berisha theksoi nevojën për ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë në raste të tilla.

“Edhe unë mendoj që për kësi raste duhet të reagojë edhe gjykata, sepse një qasje e tillë, me të vërtetë, është bërë boll,” përfundoi Berisha.

Tags: "Mesditë"Dimal BashaTeve1Veton Berisha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën