TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ndodhi tragjedia në Jabllanicë ku vdiqën tre të mitur?

Tre fëmijë të mitur kanë vdekur nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës

by Albiona Hajdari
10 muaj ago
17 1
A A

Moshapja e telefonit pasditen e së shtunës bëri që familjarët të dalin t’i kërkojnë në fshat.

Por tre fëmijë të mitur ishin zënë nga shembja e një objekti të pabanuar.

E gjithë kjo ndodhi derisa ishin duke luajtur mes vete në Jabllanicë të Gjakovës.

Si pasojë, tre të miturit ndërruan jetë.

“Unë me dy prindët e Idealit e të Ramës jemi dalë në aksham, janë dalë me lujt këta tre djemtë edhe janë ardhë prej shitores knej kanë hy kanë lujt këtu, por t’u lujt këtu ka ndodhë kjo fatkeqësi e keqe që është shemb ky objekt.  E kemi kuptu diku pas orës 5, pasi i kemi thirrë në telefona, nuk i hapshin telefonat, kur jemi ardhë me i lypë këndej e kemi pa objektin e rrëzuar edhe e pytëm pronarin se pronari është atje, kush e ka rrëzu këtë. Jo se di, tanshi kur i kemi ni telefonat tu i thirrë brenda nën plloça. Edhe si i kem ni e kem thirrë policinë, e kem thirrë ambulancën, zjarrfikësat, kanë ardhë për një kohë t’shkurt i kanë nxjerrë kufomat pa shenja jete”, ka treguar Përparim Ademi, familjar i njërit prej tre viktimave.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Kjo tragjedi sipas Policisë së Kosovës ndodhi si pasojë e shembjes së objektit prapa meje në rrethana të panjohura.

Për tërheqjen e trupave të pajetë ndihmuan bashkëfshatarët.

“Kena marrë pjesë si fshat komplet, jemi tërheqë, dikush me traktora dikush me asi, dikush me duar. Dy kanë qenë qetu, njani ka qenë ma veç qetu mas juve, nuk ka pasë shansa me shpëtu hiç se ju ka ra bajagi  gjatë me nejt nën gërmadha”, ka thënë Bajrush Brahimaj banor i fshatit.

Ndërsa sipas Brahimajt, vet objekti nuk ka pasur rrezik shembjeje më parë.

“Ka qenë një shitore e para lufte, është djegë në luftë edhe s’u merr kërkush më me të, edhe është si anash fshatit qitu, nuk na ka interesu kërkujt edhe s’ka pasë diçka lëvizje të njerëzve këtu, qe kish mujt me u hek, s’na kish pengu kërkush. Po kurrë se ka mendu kërkush këtë rast”, thotë ai.

Kurse Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hapur rast për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është iniciuar rast “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.

E ngushëllime familjeve të tre fëmijëve u ka shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe partitë opozitare.

Ngushëllime për fëmijët ka shprehur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Të miturit, Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç do të varrosen të hënën në ora 14:00 në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Tags: jabllanicëvdekja e tre te mitureve
Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Kosova e gatshme për Lituaninë

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka flet për ndeshjen në Prishtinë, i befasuar me fishkëllimat

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani pret pjesëmarrjen në Botëror

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shpreson në fat në “play-off”

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën