TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si mund ta dëmtojnë veshin shkopinjtë për pastrim

nga Tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Si mund ta dëmtojnë veshin shkopinjtë për pastrim

Ndërkohë që shumë njerëz përdorin shkopinj për pastrimin e veshëve, disa mund të mos e kenë parasysh se mund të dëmtojnë veshin duke menduar se po e pastrojnë.

Times Of India ka shkruar se si e dëmtojnë veshin këta shkopinjtë.

Shtyrja e dyllit më thellë në kanal.

Dylli që gjendet në vesh, përmes shkopinjve të pastrimit, shtyhet më thellë në kanal. Veshi prodhon dyllin si mekanizëm mbrojtës natyral në mënyrë që të mos depërtojnë brenda veshit dëmtues të ndryshëm, si bakteret viruset apo edhe insektet, të cilët do të mund të dëmtonin daullen.

Dylli i veshit gjithashtu përmban veti lubrifikuese e antibakteriale, të cilat e mbajnë të shëndetshëm kanalin. Shkopinjtë e pastrimit mund ta pengojnë këtë proces pasi mund ta shtyjnë dyllin më thellë në kanal duke krijuar bllokadë. Mund të shkaktojë parehati në vesh dhe në disa raste mund të shkaktojë humbje të përkohshme të dëgjimit.

Dëmtimi i lëkurës së brendshme të veshit

Otorinolaringologu Sanjay Saxhdeva, nga klinika “HearClear”, ka thënë se lëkura e kanalit të veshit është e hollë dhe lehtësisht mund të dëmtohet, sidomos nga shkopinjtë për pastrim, sepse ata mund ta gërvishtin.

Ky irritim i lëkurës së brendshme të veshit mund të qojë në inflamacion, i cili mund të shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje. Irritimi kronik i lëkurës së brendshme të veshit gjithashtu mund ta trashë atë, gjë që nuk e lejon dyllin të kalojë lehtësisht nëpër kanal për ta kryer funksionin e tij. Kjo gjë mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.

Rritja e mundësisë për infeksione

Ka shanse që shkopinjtë e pastrimit të kenë baktere, gjë që rrit mundësinë për kontaminim të veshit. Kjo gjë mund të çojë në infeksione, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje, inflamim, sekretim të veshit dhe humbje të dëgjimit. Në disa raste, infeksionet mund të dëmtojnë strukturën delikate të veshit të mesëm, gjë që potencialisht mund të çojë në humbje të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit

Veshi i jashtëm është i ndarë nga ai i mesëm nga daullja e veshit. Shkopinjtë për pastrim mund ta dëmtojnë daullen në mënyrë aksidentale, nëse ndonjë shkop shtyhet me forcë shumë brenda kanalit për ta pastruar veshin.

Dëmtimi i daulles mund të shkaktojë humbje të dëgjimit, tinnitus (oshtimë të veshit) dhe marramendje. Ndërkohë që disa dëmtime të vogla mund të shërohen vet, dëmtimet e mëdha do të mund të krijonin mundësi për nënshtrim ndaj intervenimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si të trajtoni një thumbim të bletës?

Si të trajtoni një thumbim të bletës?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

CNN: Njerëzit “cool” kanë tendencë t’i kenë këto gjashtë karakteristika të përbashkëta

CNN: Njerëzit “cool” kanë tendencë t’i kenë këto gjashtë karakteristika të përbashkëta

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Është shumë me rëndësi: Pse duhet të falim edhe kur nuk falet

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK- së: Partia e parë e papërgjegjshme

Nesër bien temperaturat

Nesër bien temperaturat

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Erjon Kastrati kthehet te Ylli

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X