TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë?

Vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës, ushtarët britanikë zbuluan disa dhoma torturash që ishin shfrytëzuar nga paramilitarët serb. Së bashku me ushtarët britanikë ishte edhe eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, i cili tregon se çfarë i pa në ato dhoma tmerri ku ishin keqtrajtuar shqiptarët.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë?

Pamjet që i pa para 25 vjetësh ende i ka të freskëta.

Ky ushtar britanik, së bashku me kolegët, u tronditen me atë se çfarë panë vetëm disa ditë pas çlirimit të Prishtinës.

Trupat paqeruajtëse britanike zbuluan dhoma torturash në disa objekte në Prishtinë.

“Kemi parë gjëra të tmerrshme brenda, njerëzit ishin torturuar aty në forma të ndryshme. Kur i zbuluam ato dhoma të torturave, menjëherë i kemi informuar të tjerët”, ka thënë veterani i ushtrisë britanike, Stephen Richards.

E njëra nga këto qendra torturash ishte pikërisht në këtë vend.

E dëshmitar i këtyre ngjarjeve të rënda ishte edhe Arsim Gërxhaliu. Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregon se si erdhën deri tek zbulimi i këtyre qendrave.

“Banorët e Prishtinës të shqetësuar iu treguan ushtarëve britanikë që afër fakultetit juridik dhe ekonomik ka pasur lëvizje gjatë mbrëmjeve. Kishte dyshime se në këtë zonë ka pasur edhe varreza masive sepse gjatë mbrëmjes banorët kishin dëgjuar zhurmat e ekskavatorit” , tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu tregon për momentin kur ka hyrë në këto dhoma dhe se çfarë ka parë në to.

“Në këto bodrume ka pasur shkopinj të hekurit, gomës dhe gjësende të tjera të forta. E mbaj mend se janë gjetur të brendshme te femrave dhe se muret ishin te mbuluara krejtësisht me gjak. Gjurmët e gjakut tregojnë se çfarë torturash çnjerëzore janë kryer në këto bodrume”.

Në këto dhoma të torturave në Prishtinë, ushtarët britanikë kishin gjetur thika, shkopinj gome dhe druri, shkopinj bejsbolli dhe drogë që ishte përdorur për qetësimin e viktimave./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve indirekte bërthamore Iran-SHBA në Gjenevë

Peja prezanton amerikanin Williams

Peja prezanton amerikanin Williams

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën