TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Si është debati shqiptaro-grek?

nga Albiona Hajdari
14 Nëntor, 2023
0
A A
Si është debati shqiptaro-grek?

Të marten në Fakultetin Filozofik u promovua libri ‘’Beteja për 20 përqindëshin’’ e autorit Ardit Bido. Ky studim pasqyron identitetin etnik të jugut të Shqipërisë.

Zgjoi interesim të historianëve, profesorëve, autorëve e studentëve.

Prandaj salla e Fakultetit Filozofik, të martën u mbush plot.

Nga Kosova e Shqipëria u mblodhën në promovimin e librit ‘’Beteja e 20 përqindëshit’’, i cili pasqyron identitetin etnik të jugut të Shqipërisë.

Prandaj e gjithë vëmendja e pjesëmarrësve është në studimin e autorit Ardit Bido për debatin shqiptaro-grek.

Por cila është e veçanta e librit ‘’Beteja për 20 përqindëshin’’?

“Ai nuk është fryt i një nacionalizmi fanatik por i një fanatizmi të autorit për të vërtetën shkencore dhe kjo është një e veçantë e tij e cila e bën atë të patejkaluar për çështjen që parashtron dhe të vërtetat që i ndriçon”, tha Bedri Zyberaj – ish drejtor i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës.

Ky libër thekson se pala greke pretendon se pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë, kurse pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.

Por çka e shtyri autorin Ardit Bidon të merret më këtë studim?

“Padyshim që jam i nxitur nga debati publik kur vjen fjala te Jugu i Shqipërisë, mbi Himarën dhe Konsipolin, sepse debati nuk përqendrohet atje ku është risku dhe padyshim që këtu ndikon dhe fakti që jam sarandit, ngase nuk e fsheh dot që në shtresat tona identitare është edhe ky element që më nxiti më shumë të hyja dhe të bëja një zbërthim të falsitetit që kemi ne në debatin publik. E treta që është më kryesorja që kthehet në debatin publik se atje s’ka asnjë grek, ose atje janë të gjithë grek, që vitet e fundit ka hyrë në Tiranë edhe ky koncept”, u shpreh Ardit Bido – autor.

Prandaj për gjendjen ndëretnike në trevat e bregdetit të jugut shqiptar, nga pjesëmarrësit u tha se duhet të punohet edhe më shumë.

“Bido në këtë libër tregon nëse ka pasur rritje artificiale të numrit të personave të vetëdeklaruar si grekë, e nëse po, sa dhe si kanë ndikuar në këtë aspekt politikat shtetërore të Greqisë apo grupet e veçanta të interesit”, tha profesori Bujar Dugolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Mos mbajtja e seancës brenda 48 orëve, a është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës?

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend i rrejshëm

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X