TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si e tronditën botën fotografitë e Ron Haviv për krimet që u kryen në Kosovë dhe Bosnje

Ron Haviv është një nga fotoreporterët më të rëndësishëm që dokumentoi krimet e luftës në ish-Jugosllavi, me fotografi që tronditën opinionin botëror dhe zunë vend në mediet më të mëdha ndërkombëtare. Puna e tij nga Bosnja deri në Kosovë ndihmoi në rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj udhëheqësve perëndimorë për të ndërhyrë. Imazhet e mbledhura midis viteve 1991–2000 u përdorën edhe si dëshmi në Gjykatën e Hagës për ndjekjen e kriminelëve të luftës. Gjatë karrierës, Haviv ka mbuluar mbi 25 konflikte në mbarë botën.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
3 0
A A

Fotografitë e tij nuk ishin të zakonshme.

Imazhet që solli zunë vend në ballinat e medieve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Me aparatin e tij, Ron Haviv pasqyroi në mënyrë unike vuajtjet e njerëzve gjatë shpërthimit të luftërave në ish-Jugosllavi.

Sot, duke kujtuar atë periudhë, fotoreporteri amerikan shprehet se puna e tyre pati ndikim të madh në tërheqjen e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj krimeve që po kryheshin në Ballkan.
“Kur lufta u përhap në Bosnje, me rrethimin e Sarajevës, me punën që bëra në Bijelinë dhe në kampet e burgimit — Trnopolje, Omarska, ndonëse vetë nuk shkova në Omarska por në Manjaçë e vende të tjera, bota filloi të tregonte më shumë interes. Gazetarët nisën të merrnin rol më aktiv, madje edhe më të ashpër, veçanërisht gjatë rrethimit të Sarajevës, që kulmoi me intervistën e Christiane Amanpour me presidentin amerikan Bill Clinton, ku ajo praktikisht e sfidoi hapur për mosveprim. Gjithmonë kishte frikë se, nëse lufta në Bosnje nuk përfundonte shpejt, ajo do të përhapej në Kosovë dhe shumica mendonin se Kosova do të ishte konflikti më i rëndë nga të gjithë”, tha ai për Tëvë1.

Pas Bosnjës, lufta shpërtheu edhe në Kosovë.

Haviv, së bashku me disa kolegë të tjerë, mbuloi ngjarjet më të përgjakshme – nga masakra e Reçakut deri te rezistenca e Jasharëve.

“Unë dhe kolegët e mi, duke raportuar nga Reçaku, te Jasharët e ngjarje të tjera, po u kujtonim Tony Blair-it, Bill Clinton-it dhe liderëve të tjerë që kishin negociuar paqen në Bosnje të cilët besonin se Milosheviçi u kishte premtuar fundin e konfliktit se në fakt, asgjë nuk kishte përfunduar. Gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit 2000, pata mundësinë të kaloj pak kohë me zëvendëspresidentin Al Gore. E pyeta pse reagimi ndaj Kosovës, megjithëse i ngadalshëm, ishte shumë më i shpejtë sesa ndaj Bosnjes. Ai tha se kjo ishte pjesërisht merita e gazetarisë dhe deri diku e fotografisë, sepse ata po shihnin sërish të njëjtat skena që kishin parë në Bosnje për katër vjet me radhë. Njerëz të ndryshëm, por ndërtesat, fytyrat dhe sidomos krimet e luftës ishin jashtëzakonisht të ngjashme. Kjo krijoi një ndjenjë faji dhe presioni që e bëri të pashmangshme ndërhyrjen në Kosovë”, tregon fotoreporteri amerikan.

Materialet e fotoreporterit amerikan prej vitit 1991 deri në vitin 2000 u përdorën si dëshmi për ngritjen e akuzave dhe dënimin e kriminelëve të luftës në gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Gjatë karrierës si fotoreporter, Ron Haviv, ka mbuluar më shumë se 25 konflikte nëpër botë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria për shkak të punimeve

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria për shkak të punimeve

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Aksioni në Agjencinë Kadastrale – Pesë të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim detyre

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump: Nëse Irani pranon, lufta do të përfundojë

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Kosova bëhet anëtare e Këshillit Botëror të Ujërave

Dy raketa godasin një anije luftarake amerikane në Hormuz, raportojnë mediat iraniane

Irani deklaron se kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të lejohet vetëm sipas rregullave të reja

Operacion i përbashkët Kosovë – Austri kundër krimit ekonomik, kontrolle në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën