TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si e priti familja e fëmijës 13 vjeçar që u vra në luftë, dënimin e Zoran Vukotiq?

Është dënuar me 15 vite burgim për krime të luftës, Zoran Vukotiq. Dënimin Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli për vrasjen e fëmijës 13 vjeçar në Vushtrri. Kurse, në mungesë të provave, Gjykata, e liroi Vukotiq për akuzat për dhunim seksual e maltretim të shqiptarëve.

by Florijeta Dernjani
9 muaj ago
0 0
A A

Përpos familjarëve të të dëmtuarve, shpalljen për akuzat për krime lufte, nuk e ndoqi nga afër, vet i akuzuari, Zoran Vukotiq.

Ai u shpall fajtor për veprën penale, krim i luftës kundër popullatës civile, vrasjen e fëmijut 13 vjeçar.

Për këtë vepër, të cilën e shpjegoi shkurtimisht kryetari i trupit gjykues, Vukotiq u dënua me 15 vjet burgim.

“Pikërisht në rrugën kryesore, në drejtim të varrezave të qytetit i shohin tre policë të uniformuar dhe të armatosur. E në momentin kur dy fëmijët, fillojnë të kthehen me bicikletë për të ikur, njëri nga policët e uniformuar, tani i akuzuari Zoran Vukotiq, pa paralajmërim nga largësia përafërsisht 30-40 metra, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, duke qëlluar në gjoks fëmijën, Burim Muli, i cili edhe vdes menjëherë”, ka thënë Beqiri, kryetari I trupit gjykues.

Të pakënaqur me këtë dënim, u shprehën familjarët e fëmijut të vrarë, Burim Muli.

“Nuk është asgjë, le ta lirojnë krejt. 15 vjet. E di që është ligji, por ne jemi shtet, ne duhet me formu Gjykatën tonë, ligjet tona. Le të dënohet me ligjet e shtetit të Kosovës, e jo me ligje të ish Serbisë”, është shprehur Hajrullah Muli, babai i Mulit.

“Më thojke, pse nanë këta, serbët e romët po dalinnë rrugë e na s’po guxojmë. Edhe veç kur kom ni që Burimin e kanë vra”, ka thënë nëna e tij, Fatime Muli.

Përpos vrasjes së Burim Mulit, Vukotiq, u përballë me Prokurorinë Speciale në një aktakuzë voluminoze, që përfshinte dhunim seksual e maltretim të civilëve shqiptarë.

Për këto vepra penale, Gjykata tha se nuk kanë gjetur prova, me ç’rast Vukotiq u lirua nga përgjegjësia penale.

“Për rastin e dhunimit të një femre në Vushtrri, e identifikuar si dëshmitarja B1, Gjykata nga provat e administruara nuk ka arritur të vërtetojë përtej dyshimit të bazuar mirë se kryerësi i kësaj vepre penale është i akuzuari”, ka thënë tutje Beqiri.

Ky vendim i gjyqësorit, solli keqardhje në Qendrën Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

“Ne do të ndjekim gjitha hapat ligjorë për ta apeluar rastin dhe për ta ndjekur në fund. Neve na vjen keq që ky rast përfundoi se rasti i Vasfije Krasniqit, domethënë ajo dëshmohet se ka qenë viktimë e dhunës seksuale, ndërsa për aspekte procedurale nuk është marrë për bazë”, është shprehur Feride Rushiti.

Vendimi i së martës, u bë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila kishte bashkuar katër aktakuza të veçanta, që e ngarkonin Vukotiq me vepra penale për krime të luftës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën