TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Shumë shpejt do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri”

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Serbët e veriut nuk duan ta festojnë Pavarësinë e Kosovës

Marrëveshja për energjinë është nënshkruar në vitin 2013 dhe nuk është realizuar deri më sot dhe qytetarët në veri të Kosovës nuk e kanë paguar rrymën e shpenzuar për dy dekada.

Edhe pse ende nuk është nënshkruar marrëveshja, Radakoviq beson se shumë shpejt do të vijë deri tek nënshkrimi, por edhe tek pagesa e rrymës.

“Ajo që mora ishte informacioni se marrëveshja është pothuajse gati, vetëm po prisnim zgjedhjet që të nënshkruhej, nuk e di nëse mosorganizimi i zgjedhjeve në Kosovë do ta shtyjë procesin e nënshkrimit. Ajo që di është se Qeveria e Kosovës ka kohë që paguan rrymën për veriun, kështu që njerëzit e veriut, unë personalisht nuk kam marrë asnjë faturë nga EPS, e cila lëshon faturat, kështu që mendoj se shumë shpejt marrëveshja do të jetë dhe do të fillojë faturimi, dhe si do të jetë për pjesën tjetër nëse njerëzit do të paguajnë ndonjë paushal, nëse do të jetë një marrëveshje me Beogradin që dërgon rrymë në Kosovë për të bërë pagesën apo çfarë nuk e di, kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, këtë ndoshta vetëm një numër i vogël i njerëzve mund ta dijë, andaj presim që në dy-tre muajt e ardhshëm të fillojë faturimi i energjisë elektrike”, tha Dushan Radakoviq për KP.

Radakoviq thekson se marrëveshja e përkohshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për targat duhet të zëvendësohet me një zgjidhje përfundimtare.

Grupet punuese të formuara gjashtë muaj më parë, në të cilat përfshihen përfaqësues të Beogradit, Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, më së voni deri të enjten është dashur të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.

Ai nuk sheh zgjidhje të menjëhershme dhe beson se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa.

“Kam frikë se nuk shoh zgjidhje për momentin, sepse mendoj se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa, pala serbe po e shtyn këtë këtë zgjidhje me stikersa, kështu që kemi një ngërç. Kam dëgjuar gjashtë, shtatë, tetë opsione të ndryshme për të gjetur zgjidhje, të cilat do duheshin të ishin pjesë e gjithë kësaj, por gjithsesi ajo që di është se nuk ka zgjidhje. Kanë marrëveshje për ca gjëra të tjera, për rrymën, diçka për të zhdukurit, për stikersat nuk ka arritur deri tek ndonjë nivel. Mendoj se zgjedhjet në Serbi e ngadalësuan pak procesin. Nuk besoj se do të ketë masa reciproke për ta pasur sërish ROSU-në në veri, rreth kufijve etj. Por për të pasur një zgjidhje, jo për momentin. Me 21 prill, nëse nuk gaboj, skadon ajo marrëveshje, ndoshta edhe për atë ditë i kanë caktuar negociatat, por më 21 prill skadon edhe marrëveshja gjashtëmujore për stikersa”, ka theksuar Radakoviq.

Ai flet edhe për luftën në Ukrainë, e cila po zgjatë më shumë se pesëdhjetë ditë.

“Është një ndarje e madhe për të qenë i sinqertë. Sa i përket veriut, ka shumë më tepër mbështetje për Rusinë sesa për Ukrainën. Sa për jugun e Ibrit, ka shumë më tepër mbështetje për Ukrainën sesa për Rusinë. Sigurisht, mbështetje për Serbët dhe mbështetja për shqiptarët monitorohet nga afër. E gjithë bota reflekton në këtë, por ne gjithashtu shohim përmes çmimeve dhe përmes jetës dhe përmes sigurisë, përmes gjithçkaje. Është duke u përcjellë nga afër dhe mendoj se është një nga temat që përcillet më së shumti, e cila është duke u përcjellë çdo ditë në lajme, sepse formëson jetën e të gjithë neve që jetojmë këtu”, thotë ai.

I pyetur nëse është e vërtetë që shqiptarët po shesin shtëpitë në vendbanimin boshnjak në veri të Kosovës, Radakoviq theksoi se kjo është hera e parë që dëgjojnë diçka të tillë dhe se nuk ka probleme të mëdha mes serbëve dhe shqiptarëve në atë zonë që të vijë puna deri tek jo.

“Kjo është hera e parë që e dëgjoj të them të drejtën, këtu jetojnë një numër i madh i shqiptarëve pa probleme të mëdha, Mitrovica është qytet multietnik, shqiptarët vijnë çdo ditë në veri për të blerë lirisht pa asnjë incident, pa asnjë problem. Sinqerisht nuk kam dëgjuar që ndonjë shqiptar të shesë shtëpi”, thotë ai.

Tags: Komunat veriore me shumice serbepagesa e rrymes ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Incidenti në Skënderaj mes Lushtakut e Mehanit, çka thuhet në raportin e Policisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti i plagosjes në Prishtinë po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti i plagosjes në Prishtinë po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën