TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

by teve1
1 vit ago
1
A A
Shtypja e administratës Trump ndaj aktivistëve pro-palestinezë përballet me gjyq federal

Një proces gjyqësor federal nis të hënën që sfidon një fushatë të administratës Trump për arrestimin dhe deportimin e pedagogëve dhe studentëve që kanë marrë pjesë në protesta pro-palestineze dhe aktivitete të tjera politike.

Padia, e ngritur nga disa organizata universitare kundër presidentit amerikan, Donald Trump dhe anëtarëve të administratës së tij, do të jetë një nga të parat që arrin në fazën e gjyqit, raporton AP.

Paditësit kërkojnë që gjykatësi i distriktit amerikan, William Young, të vendosë se kjo politikë shkel të Drejtën e Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe Aktin e Procedurës Administrative, i cili rregullon mënyrën se si agjencitë federale nxjerrin dhe zbatojnë rregullore.

Në dokumentet para-gjyqësore, paditësit theksojnë se “Efektet e kësaj politike janë ndjerë menjëherë. Studentët dhe pedagogët që nuk janë shtetas në të gjithë SHBA-të janë frikësuar dhe kanë heshtur.”

Ata shtojnë se “Studentët dhe pedagogët po shmangin protestat politike, po fshijnë postimet në rrjetet sociale dhe po tërhiqen nga angazhimi me grupe që mbështesin kauzën palestineze.”

Për më tepër, “ata po i vetëcensurojnë diskutimet e tyre publike, madje edhe në klasë.”

Disa studiues pritet të dëshmojnë se politika dhe arrestimet kanë detyruar ata të largohen nga aktivizmi për të drejtat e palestinezëve dhe nga kritikat ndaj politikave të qeverisë izraelite.

Që nga fillimi i administratës Trump, qeveria amerikane ka përdorur ligjet e imigracionit për të ndjekur studentë dhe studiues ndërkombëtarë në universitete amerikane.

Trump dhe zyrtarë të tjerë kanë akuzuar protestuesit dhe aktivistët si “pro-Hamas”. Megjithatë, shumë protestues thonë se po kundërshtonin veprimet ushtarake të Izraelit.

Paditësit përmendin emra të njohur aktivistësh, përfshirë Mahmoud Khalil, një aktivist palestinez dhe i diplomuar në Universitetin e Kolumbias, i cili u lirua muajin e kaluar pas 104 ditësh paraburgimi federal për çështje imigracioni.

Khalil është bërë simbol i shtypjes së protestave në kampuset universitare nga ana e administratës Trump.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën