TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe

Shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës ka tronditur qeverinë gjermane, që e ka dënduar atë “ashpërsisht”.

Por me shumë vëmendje po i ndjekin zhvillimet në Kosovë edhe mediat gjermane.

Reklamë

“Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe.

“Nëse do të arrihet ç’tensionimi i dëshiruar është e pasigurtë. Qeveria e Kosovës bëri përgjegjëse presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zhvillimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në twitter të hënën në mbrëmje se ‘në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste’- Vuçiq nga ana e tij ia vuri fajin Kosovës dhe pretendoi, se policia e atjeshme ka qëlluar ndaj anëtarëve të pakicës serbe, para se të shkallëzohen protestat- Vuçiq pretendon, se Kurti dëshiron përgjakje”.

Kurse në një koment të Erich Rathfelder për “tageszeitung” me titullin “Perëndimi që harron historinë” nënvizohet se “në konfliktin aktual në Kosovë dhe po ashtu në Bosnje përjetojmë, se sa sipërfaqësor është bërë debati në lidhje me Ballkanin, se sa pak kritika marrin ata diplomatë dhe politikanë që lëvizin vidat në Ballkan, pa mësuar nga historia.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Kryetarë komunash shqiptarë për qytetarë serbë” shkruan se “shkallëzimi i fundit u kuptua që javën e kaluar, por shenjat janë dhënë që prej një muaji. Ato lidhen me zgjedhjet komunale, që u mbajtën në prill në katër komunat veriore, raporton DW.

Këto u shpallën, pasi popullsia serbe në veriun e Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, në nëntor 2022 në shenjë proteste kundër politikës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti u tërhoqën të bashkuar nga institucionet lokale.

Kurti organizoi zgjedhjet në komunat e prekura, që u bojkotuan gati plotësisht nga popullsia serbe…BE e kritikoi menjëherë pas numërimit të votave të pakta para një muaji, që zgjedhje të tilla nuk janë zgjidhje afatgjatë politike për konfliktin në veriun e Kosovës.

BE iu bashkua kërkesës së Serbisë, që Prishtina më të fund të lejojë themelimin e kërkuar prej kohësh të Asociacionit të Komunave.”

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Kurti dhe Vuçiq grinden në kurrizin e serbëve të Kosovës, dhe se tensionet në veriun e Kosovës vazhdojnë edhe pas përplasjes së serbëve militantë me trupat e NATO-s.

Kurti që ka qëndrim legalist vendosi që të zgjedhurit pas votimit të 23 Prillit të hynin në zyrat e tyre, në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan NZZ, por presioni ndaj Kurtit u rrit, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në twitter dënoi hapin e Kurtit dhe kërkoi ndërprerjen e tij. Kurti nuk u impresionua nga qortimi amerikan – e pazakontë kjo për politikanët kosovarë.

Në vend të kësaj ai fajësoi radikalët e komanduar nga Beogradi dhe huliganët për protestat. Këta po marrin peng popullin kosovar. Por kjo është gjysma e vërtetës. Sigurisht që ka grupime, që kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë të partisë qeverisëse në Beograd. Por është e vërtetë po ashtu, që pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë nuk e pranon shtetin e ri.

Gazeta “Die Welt” i kushton vëmendje reagimit të Rusisë pas ashpërsimit të konfliktit në veriun e Kosovës, që edhe njëherë del si fuqia mbrojtëse e serbëve.

“Rusia e sulmoi ashpër perëndimin. ‘Ne kërkojmë nga perëndimi që më në fund të ndalë propagandën mashtruese që fajin për incidentet në Kosovë ua vë serbëve të dëshpëruar që duan të mbrojnë të drejtat legjitime dhe lirinë e tyre pa armë dhe në mënyrë paqësore’, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X