TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet seanca për gazin lotsjellës – Sveçla mungon pavarësisht urdhëresës së gjykatës

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Shtyhet seanca për gazin lotsjellës – Sveçla mungon pavarësisht urdhëresës së gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është dashur të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, si dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Në këtë seancë morën pjesë vetëm Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, ndërsa ministri Xhelal Sveçla mungoi, pavarësisht urdhëresës së gjykatës për sjellje me detyrim. Për shkak të mungesës së tij, seanca është shtyrë për 16 janar 2026.

Avokati i Sveçlës sqaroi arsyen e mungesës së klientit të tij, duke thënë se ministri ndodhet jashtë vendit për shkak të angazhimeve zyrtare.

“Sipas informatave që kam, ministri gjendet në udhëtim zyrtar,” deklaroi avokati i Sveçlës gjatë seancës, duke theksuar se mungesa e tij nuk ishte me qëllim shmangie nga procesi gjyqësor.

Urdhëresa për sjellje me detyrim ishte lëshuar nga gjyqtari Sabit Sadikaj më 18 shtator 2025, pasi të tre të akuzuarit kishin munguar në seancën e mëparshme të 16 shtatorit. Sipas gjykatës, zbatimi i kësaj urdhërese ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës për të siguruar praninë e të akuzuarve.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës dhe ish-deputetes së LDK-së, Drita Millaku, ishte ngritur më 26 korrik 2019 nga prokurori Eset Rama.

Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës gjatë seancës plenare të marsit 2018 kishte penguar zhvillimin normal të punimeve në Kuvend dhe kishte detyruar deputetët të lironin sallën.

“Me këto veprime, të akuzuarit kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare,” thuhet në aktakuzë.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 16 janar 2026, ku gjykata do të vazhdojë me dëgjimin e deklaratave të të akuzuarve dhe shqyrtimin e provave.

Tags: gjykata themloreTeve1Xhela Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Ministria e Drejtësisë mohon akuzat e Bajramit për shkelje ligjore në rekrutime

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami, pas ndalimit me urdhër-arrest të Serbisë

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK paralajmëron protesta në gjithë Kosovën më 25 shtator

Trump: SHBA-ja ka investuar këtë vit më shumë para në ushtri se kurrë më parë

Trump: SHBA-ja ka investuar këtë vit më shumë para në ushtri se kurrë më parë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve

Delegacioni iranian largohet nga salla gjatë fjalimit të Trumpit në OKB

Delegacioni iranian largohet nga salla gjatë fjalimit të Trumpit në OKB

Ministria e Drejtësisë mohon akuzat e Bajramit për shkelje ligjore në rekrutime

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami, pas ndalimit me urdhër-arrest të Serbisë

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë

Presidenti i Brazilit në OKB: Besueshmëria në Organizatë nuk ka qenë kurrë më e ulët

Presidenti i Brazilit në OKB: Besueshmëria në Organizatë nuk ka qenë kurrë më e ulët

Rubio thotë se SHBA-të duhet të kenë të paktën 2 baza ushtarake në Grenlandë

Rubio thotë se SHBA-të duhet të kenë të paktën 2 baza ushtarake në Grenlandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën