TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Shtyhet seanca ndaj Slavko Simiq për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq, të akuzuar për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kërkuan shtyrjen e seancës, me arsyetimin se nuk i kanë pranuar të gjitha shkresat në gjuhën serbe, përfshirë edhe disa deklarata të të dëmtuarve.

Sipas prokurores së çështjes, palët ishin telefonuar për t’i tërhequr shkresat, por ato nuk janë paraqitur për t’i marrë.

Në mungesë të kushteve për vazhdimin e procesit, gjyqtarja Shqipe Sejdiu vendosi shtyrjen e seancës dhe urdhëroi Prokurorinë që të furnizojë palët me dokumentacionin përkatës në gjuhën e tyre.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë një proteste kundër vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në Leposaviq, i akuzuari Slavko Simiq dyshohet se u ka dhënë urdhër protestuesve që të sulmonin ekipet mediatike shqiptare.

Pas urdhrave të supozuar, gazetarët janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta.

Simiq ngarkohet me veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, ndërsa Urosh Vukasinoviq akuzohet edhe për sulm fizik ndaj gazetarëve.

Sipas statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë protestave të serbëve në veriun e Kosovës në vitin 2023 janë regjistruar mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, deri më tani, vetëm një person është dënuar.

Në shkurt të vitit 2025, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 12 mijë euro gjobë Dalibor Spasiqin, pasi ai e pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi.

Tags: gjykata themleoremitrovisslavko simiqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon seanca konstituive – a votohen nënkryetarët?

Vazhdon seanca konstituive – a votohen nënkryetarët?

Nis seanca përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Nis seanca përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes

Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes

Shkelje të rënda në një kantier në Ferizaj, ndalen menjëherë punimet

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive

​Hamza për 11 Shtatorin: Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së

​Hamza për 11 Shtatorin: Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Sulmohet fizikisht një zyrtar policor në Prizren, dy persona nën dyshim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën