TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Banorët e fshatit Shtuticë të Drenasit ujë të pijshëm marrin tek kroi i fshatit. Ata janë në hall, pasi ende nuk ka ujësjellës. E nga Komuna, fajin ua lënë kompanisë së ujësjellësit.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Misin Beqiri çdo ditë e merr rrugën nga shtëpia e tij për te kroi i fshatit Shtuticë  të Drenasit, për të marrë ujë të pijshëm.

Kjo sepse ujësjellësi mungon në këtë fshat.

Misin Beqiri, thotë, se mungesa e ujësjellësit paraqet problem për të dhe bashkëfshatarët e tjerë.

“54 vjet i kam, çdo ditë t’lume vij marr ujë këtu, dy herë në ditë, tjetër ujë nuk pijmë përpos këtij. Ky ujë nuk ka gëlqere. Është problem se ujësjellësi ka tjetër, dmth është, vyn për familje, se për me pi apet marrim na qitu”, tha Beqiri.

Mirëpo, në këtë fshat të Drenasit, baseni është ndërtuar tash e disa vite.

Por prej se janë vendosur gypat,  kryetari i fshatit, Islam Syla thotë që puna është lënë në gjysmë.

“Kemi bo disa kërkesa edhe në komunë mirëpo ende nuk na kanë marrë parasysh. Na i kemi edhe këtu me vete disa kërkesa që i kemi bërë, mundeni edhe ju me i vërtetu. Kështu që bazeni i ndërtum diku qe 12-13 vjet, veç janë vendosë gypat, s’kanë marrë mo kurrfarë iniciative për këtu”, tha Syla.

E nga komuna e Drenasit, fajin ua lënë kompanisë së Ujësjellësit.

“Përveç që s’i ka marrë, i ka dëmtu edhe ato që i ka pasë kanë dalë prej përdorimit edhe janë jashtë përdorimit si rezultat i mos funksionimit të asaj kompanie”, thotë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Mirëpo nga Kompania e Ujësjellësit në Drenas thonë se rrjetat e ujësjellësit nuk janë jashtë përdorimit.

“Lidhur me kërkesën tuaj për informacion për furnizim me ujë  për fshatin Shtuticë, u njoftoj se ne këtë fshat si edhe në 10 fshatra tjerë të Komunës së Drenasit janë të instaluara rrjetat primare (kryesore) me projektin e financuar nga CDI, si donator, por kyqjet familjare dhe vendosja e ujëmatësve nuk është e kryer për asnjë nga këto fshatra dhe është në proces të punimeve, ku edhe fshati Shtuticë është pjesë e lidhur e  këtij projekti. Projekti është i përbashkët dhe nuk mund të veçohet vetëm një fshat. Jemi në procedurat e testimit dhe pranimit Teknik  të rezervuarve. Rrjetat e ujësjellësit nuk janë të përfunduara  dhe kurrësesi jashtë përdorimit. Ujësjellësi ka në prioritet përfundimin e projektit varsisht prej buxhetit të kompanisë, përkrahjes nga  Komuna dhe Donatorët”, thotë Kompania e Ujësjellësit në Drenas.

Banorët e fshatit Shtuticë shpresojnë që sa më shpejt të ndërmerren veprime në mënyrë që të kenë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën