TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Serbët në veri pranojnë se duhet te paguhet çdo shpenzim i energjisë elektrike ne veri. Shqiptarët në jug thonë se vendimi i ZRRE-se nuk duhet te bene dallime, shtrenjtimi duhet të përfshijë edhe komunat veriore.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
1
A A
Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Ngritja e çmimit për 16.1% pas vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk do t’i prek serbët në katër komunat veriore.

Kjo pasi që në këtë pjesë të vendit vepron kompania serbe “Elektrosever” e cila furnizon me energji elektrike atë pjesë.

Ashtu siç kanë bërë të ditur nga ZRRE, “Elektrosever” e ka vetë në duar përcaktimin e tarifave.

E sipas kësaj qytetare serbe, ka ardhur koha që të paguhet çdo shpenzim i energjisë elektrike.

“Mendoj që mjaft kohë nuk kemi paguar. Mendoj që duhet të paguhet rryma. Keq që nuk është paguar deri tash. Ka humbur shumë shteti, gjithçka. Unë kështu mendoj. Së paku nga kjo pjesë. Nuk e di sa, por e di që duhet të paguhet. Mjaft më! Shumë është pritur, është tepruar. Nuk e di, unë mendoj që menjëherë të zgjidhet ky problem. Mjaft më! Sinqerisht, nëse duam, nga zemra”, ka thënë kjo qytetare.

Dikush thotë se kushtet si pensioner, ia pamundësojnë pagesën e faturave.

“Në nuk kam paguar, bir, e as tash nuk kam para. Kushedi çfarë do të bëhet?! Do të më ç’kyçin! Unë mbijetoj nga pensioni, kështu që do të më ç’kyçin! Nuk jam në gjendje të paguaj. Nga të paguaj?! Për pension duhet të shkoj në Rashkë, të humb tri ditë”, thotë qytetari i komunitetit serb.

E me vendimin e ZRRE-së nuk po pajtohen qytetarët shqiptarë.

Sipas Halil Dërgutit, nuk duhet të bëhet ndasi në vendimmarrje.

“E kemi parë një vendim shumë të gabuar me të vërtetë nuk duhet të bëjmë klasifikim të qytetarëve por ashtu qysh propozohet por ashtu qysh propozohet për jug të propozohet edhe për veri. Disa prej tyre janë bind që duhet me pagua” , thotë ai.

E në anën tjetër, sipas kryesuesit të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, kompania “Elektrosever” nuk po vepron ashtu siç ka premtuar.

“Faktikisht nuk e mbajnë fjalën qysh kanë premtua që do të kryhen dhe do të realizojnë programin si në tërë territorin e Kosovës kjo është një mënyrë e parregullsisë ndaj qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës, këto duhet me qenë pa dallime”, thotë Ugljanin.

Akuza të ngjashme ndaj “Elektrosever” ka edhe Behxhet Shala nga KMDLNJ.

“Elektroseveri një organizatë fantome e cila nuk i përgjigjet institucioneve të Kosovës, as nuk ç’kyç serbët në veri, edhe pse atje pagesa e rrymës është simbolike askush nuk e din sa paguajnë si paguajnë, sikurse nuk e zbatojnë vendimin e ZRRE-së për rritjen e  çmimit të energjisë elektrike për 16.1%”. Dmth shqiptarëve, jo serbëve ju rritet rryma, ndërkaq serbëve në veri jo”,  thotë Shala.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në kompaninë “Elektrosever” nëse do të respektojnë vendimin e ZRRE-së, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

“Info Nata”- 15.09.2025

“Info Nata”- 15.09.2025

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën