TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Shtien me armë zjarri në dy fëmijë” – Çka thanë palët në fjalët përfundimtare në rastin e Zoran Vukotiq

Ka përfunduar gjyqi për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq. Prokuroria e mbrojtësit e viktimave kërkuan dënim maksimal, kurse mbrojtja bashkë me Vukotiqin kërkuan lirimin e tij.

nga Florijeta Dernjani
30 Maj, 2025
1
A A
“Shtien me armë zjarri në dy fëmijë” – Çka thanë palët në fjalët përfundimtare në rastin e Zoran Vukotiq

Zoran Vukotiq, për herë të fundit u paraqit në Gjykatë, gjyqi voluminoz arriti fundin.

Ai u përballë për disa muaj rresht, për katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile, të cilat u bashkuan në një.

Sipas këtyre aktakuzave, Zoran Vukotiq ka marrë pjesë si zyrtar policor, në vrasje, dhunime seksuale, keqtrajtime, dhe veprime tjera çnjerëzore ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në mesin e të vrarëve, sipas Prokurorisë janë, Burim Muli, Ekrem Millaku, Xhavit Millaku, Eshref Rashica, Fatmir Gerxhaliu, Adnan Bunjaku, fëmija 14 vjeçar Rrahman Ademi, Bajram Gërxhaliu, Avdyl Gërxhaliu, Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdullah Fazliu dhe Fahredin Fazliu.

Për mënyrën e vrasjes së fëmijës 13 vjeçar Burim Muli, prokurorja e rastit, e shpjegoi në fjalën e saj përfundimtare.

“Gjatë kohës sa për shëtisnin këta dy fëmijë aty në lagjë, në rrugë, i armatosur e me uniformë policore së bashku me dy persona të armatosur të nacionalitetit serb, direkt shtien me armë zjarri në këta dy fëmijë”, ka thënë prokuroria Salihu.

Prokurorja  theksoi se vrasja e këtyre personave, është e vërtetuar në raportet e autopsisë.

“Këta u vranë. Këtë e tregojnë raportet e autopsisë. Këto raporte tregojnë se këta persona u vranë me armë zjarri. Dhe u vranë pikërisht nga tani i akuzuari, Zoran Vukotiq.Këtë s’e them unë, e thonë të gjithë dëshmitarët e dëgjuar dhe provat e tjera materiale.”, theksoj Salihu.

Pjesë e këtij gjykimi, si viktimë e dhunimit seksual, dëshmoi edhe dëshmitarja me kodin B1.

“Në seacën ku u dëgjua viktima, shumë qartë disa herë i tha –“Ti je ai që e ke kryer këtë vepër penale. Unë sot e kësaj dite i vuaj këto pasoja.” Ajo shumë mirë e kishte njohur, ajo e kujton edhe kur babai i saj, tani i ndjerë ia përmend emrin “Zoran, çka po kërkon aty”, aty kishte gjetur pak gjak e alkool, duke i thënë se ti po i ndihmon UÇK-së. Dhe ndodhi ajo më e keqja.”, përfundoj Florije Salihu.

Këtë pretendim të prokurorisë, e sfidoi vet i akuzuari, Zoran Vukotiq.

“Për dhunimin e supozuar ndaj dëshmitar B1, prokuroria nuk ka kurrfarë provash. Vetëm supozime e dyshime, të cilat nuk janë provuar në Gjykatë. Dëshmitarja B1 është plotësisht e pabesueshme duke pasur parasysh faktin e thjeshtë se në kohën e dhunimit të supozuar, i ka pasur diku 19 vite, por ajo në deklaratën e vitit 2023, ka thënë se atëherë i ka pasur 17 vite.”, ka thënë Vukotiq.

Ai madje kërkoi nga trupi gjykues aktgjykim lirues.

“I propozoj trupit gjykues që ta sjëllë një aktgjykim të vetëm dhe lirues në këtë prces gjyqësor maratonik.”, Vukotiq

Ndërkaq, mbrojtësit e viktimave dhe të dëmtuarve kërkuan dënim maksimal.

Në emër të viktimës, e cila jeton me plagët e shpirtit, mendjes dhe trupit, dhe në emër të të gjitha atyre që nuk kanë pasur guxim të flasin, kërkojmë dënimin maksimal për të pandehurin, Zoran Vukotiq.”, u shprehes mbrojëtsja e viktimës Salihu

“Viktima që unë përfaqësoj nuk janë vetëm statistik, por dëshmi e një lufte të egër. Janë njerëz që mbajnë në shpirt dhunën që iu është shkaktuar.”, ka thënë mbrojtësaj e viktimës

Në fjalën e tij përfundimtare, avokati i Vukotiq, përmendi aktgjykimet e kaluara ndaj Vukotiq për krime lufte.

Gjykimi duhet të sjellë drejtësi për viktimat, por edhe për të pandehurin. A do të jetë Vukotiq, i vetmi që i cili e ka vendimin gjyqësor përtej maksimumit ligjor për dy vepra, që në total i bie 19 vite. A do t’i marrë edhe 15 vite të tjera?, Vlajiq.

Shpallja e vendimit në këtë rast gjyqësor do të bëhet brenda pak ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X