TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shteti i ‘ambasadave’!

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Pula: Qeveria do duhej të paguante kompani lobuese për liberalizimin e vizave

Shkruan: Shqiprim Pula

Përgjatë historisë politike të Kosovës, qytetarët shumicë shqiptare e donin mëvetësinë, dhe rritën politike e formësuan dhe shprehën si qëllim politik në përpjekje të gjatë për shtetësinë! Në rrugëtim të konsolidimit të shtetësisë, pas shkurtit 2008, e kuptuam se sa sfiduese mund të jetë rritja shtetërore për t’a mbrrirë moshën madhore nga ajo e adoleshencës, e që konsiderohet një tranzicion ndërmjet varësisë dhe pavarësisë politike, që qëllimi kryesor i së cilës është sikur përgatitja e fëmijës për moshën e rritur.

Gjatë tranzicionit dhe varësisë politike, joshëse ishte edhe ikja nga përgjegjësitë politike shtetërore, hera-herës duke i’u referuar edhe tutorisë politike nga ndërkombëtarët (‘ambasadat’), andaj, sikur u kultivua një mendësi politike fëmijërore në shpërputhje me dëshirat e një të rrituri.

Në kontekstin ndërkombëtar, Kosova politike, shihej si krijesë që duhej t’i kuptonte përgjegjësitë, dhe sjelljet institucionale me maturitet konform standardeve të shteteve që nuk bien ndesh me shtetin e së drejtës dhe demokracinë, si përcaktim politik. Por, të përsëritura ishin veprimet politike të cilat nuk paraqisnin pjekuri e përgjegjësi, e për rrjedhoj, ‘ambasadat’ nga roli i tyre primar, bënin edhe atë tutorial!. Kjo, më pas, nga vështrimi ndërkombëtar shihej si Kosovë me mendje të një adoleshenti e mbushur me energji por e pa shqetësuar për përgjegjësitë shtetërore, ngase prevalonin mjaftë shumë ato klanore e biznesore.

Madje, mes politikanësh kishte një sindromë obsesioni politik me një shkujdesje politike në etapa politike të mëdha e vendim-marrëse!, mbase, figura politike, kryesisht nga ata të pasluftës, ishin plotë jetë politike por që gjindeshin të papregaditur e herë në telashe me ‘tutorët ndërkombëtarë’, për shkak të koncepteve të shkujdesura politike. Kjo, edhe për shkak të prirjeve për aventura politike, protagonizëm politik; dhe për të qenë të rëndësishëm e humbnin sensin e të qenurit të dobishëm. Kështu, e absorbuan sindromën e ‘politikanëve që nuk u rritën kurrë’, madje, nga një fenomen e shëndruan në dukuri politike, e pavarësisht se sa kalonin në politikë vepronin në mënyrë adoleshente dhe u mungonte guximi i daljes nga ombrella tutoriale, asgjë nuk bënin pa ‘ambasadat’!. Ndër arsyet e ndërvarshmërisë dhe mungesës së guximit për pavarësi veprimi, tek këta ‘politikanë’, është edhe mjedisi familjar që ka ndikuar në formësimin e personalitetit të tyre.

Pse ‘ambasadat’ kërkonin me patjetër koordinim-e me shtetin e Kosovës? Ata e kuptuan se çfarë niveli politikanësh bënin politikën, mes tyre mjaft analfabetë, që nuk dinin mirë t’i lexonin fjalimet e tyre në foltore të Kuvendit!, disa madje nuk dolën kurr të flisnin, bile, të tillët ishin ndërmjetësues për krijim Qeverish; morrën e dhanë Ministri si të shpërndanin karamele, pra, pa asnjë program profesional!. Dikur s’kishte më as karamele. Për çudi, ‘ambasadat’ bënin edhe aprovimin ose jo, të emërave për ministra!. Prej tyre kishim dy biznesmenë (2 vota) në ulëset e Kuvendit që morën katër Ministri? Po, madje krekoseshin për përbërjen e Qeverisë! E njëri nga ta, a i bëri padi ndërkombëtare shtetit të Kosovës? Po, edhe këtë e panë qytetarët e ndërkombëtarët!. A e kishim një këngëtar (1 votë) në ulsen e Kuvendit, i cili publikisht kërcënonte rrëzimin e Qeverisë me votën e tij, nëse nuk i’a bënin një ‘anonimus politik’ ministër?

Po, edhe kjo ndodhi. A e kishim një person që shëtiste nga një parti tek tjetra, herë edhe si ‘sekser’ dhe në fund n’a u bë zëvendës kryeministër? Po, i gjori aq shumë kishte manovruar sa përballë zotëri Edi Ramës, nuk i kujtohej se çfarë ligji kishte miratuar Kuvendi në kohën kur ai mbante funksion, e zotëri Rama i’a ktheu; “tani e kuptoj sa i padijshëm je, prandaj dhe të kanë hequr”!. Po me arsimin e kulturën si dikaster kush menaxhonte? Po me bujqësinë si dikaster kush menaxhonte? Po politikën e jashtme kush e bënte? etj. etj., pra, cilado shoqëri normale, me nivele intelektuale mesatare, do të dëshpërohej nga Qeveritë e saja, e poashtu, të dëshpëruar ishin ‘ambasadat’. Ky listim, me këto ndodhi në Kosovën e pas pavarësisë, për ‘ambasadat’ ka treguar mjaftueshëm papërgjegjësi dhe sjellje politike të papjekura, të cilat binin ndesh edhe me frymën e sjelljes shtetërore.

Cilat janë sfidat për ribërjen e sjelljes shtetërore?

Nuk donë mend që pas pesëmbëdhjetë vite mëvetësi, vendin përkatësisht Qeverinë, e gjen me shumë sfida, kryesisht të trashëguara e të krijuara, siç janë; zhvillimi shoqëror i ngecur për shkak të papunësisë së madhe ndërvitesh; e për rrjedhojë, gjendjes jo të mirë ekonomike i ka kontribuar hajnia (korrupsioni) institucionale që nga paslufta; më pas synimi i të rinjve për t’u larguar nga vendi është sfidë jo vetëm shtetërore por edhe emocionale e familjeve tona dhe shoqërisë në tërësi. Por, garnitura politike drejtuese e vendit do të mund t’u bëjë ballë sfidave që ka para vehtes, nëse do të mund t’i kapërcejë sfidat e mëdha, të brendshme e të jashtme, e veçanërisht ato me ‘ambasadat’

 

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Nga Balfour-i te Starmer-i: Një shekull premtimesh dhe dështimesh

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

​Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore në kryeqytet

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Vetaksident në Kashicë të Istogut, një i lënduar dërgohet në spital

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Fëmija goditet nga vetura, Policia jep detajet

Hysaj “një këmbë” larg rekordit të Lorik Canës

Hysaj “një këmbë” larg rekordit të Lorik Canës

Murati: Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive

Rritet asistenca sociale për 20 për qind – Murati paralajmëron masa të reja për pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe veteranët

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Policia harton planin operativ për zgjedhjet lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën