Përmes një njoftimi, të njëjtit kanë thënë se ky vendim avancon përpjekjet për një situatë më të sigurt në veri, përcjell teve1.info
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ PSBE-ja mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë. Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” thuhet në reagimin zyrtar”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, presidentja Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/zgjedhjet-ne-veri-do-te-mbahen-me-23-prill/







