TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtëpia nga ku u nis delegacioni i UÇK-së për Rambuje

Me 6 shkurt të vitit 1999 filluan punimet në Konferencën e Rambujesë në Francë. Përmes saj synohej t’i jepej fund luftës në Kosovë dhe gjetjen e një zgjidhje për paqe afatgjate. E delegacioni i UÇK-së, para se të nisej për në Francë, u mblodhën në shtëpinë e Ali Mejzinollit në fshatin Shalë të Lipjanit. Se çka u diskutua aty dhe se sa kishte shpresë për ndaljen e luftës në Kosovë, për Tëvë1 e tregon vet pronari i shtëpisë.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
2 0
A A

Janë dyert e shtëpisë së vjetër në Shalë të Lipjanit.

Ani pse nuk jeton më në të, kujtimet më të veçanta Ali Mejzinolli i ka brenda këtyre mureve.

E të veçantë ishin edhe mysafirët, që i priti në fillimin e shkurtit të vitit ’99-të.

Ishin këta delegacioni nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këta të fundit nga këtu do të merrnin rrugën drejt Rambujesë së Francës.

“Pjesën e parë, ka ardhur Ramë Buja i pari, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Hashim Thaçi ka qenë i fundit që ka ardhur prej terrenit. Vetëm ka hy brenda dhe ka dalë për më shkua për Rambuje. Sigurimi amerikan me ka lejuar vetëm mua brenda, të tjerët jo. Kjo për shkak se unë isha pronari i shtëpisë”, tha Ali Mejzinolli, pronar i shtëpisë.

Mejzinolli thotë se delegacioni i UÇK-së, erdhi me rroba ushtarake.

Por, për Rambuje duhej nisur me rroba civile, të cilat nuk i patën me vete.

“Kanë ardhur të veshur me tesha të UÇK-së, këtu janë ndërruar në katin e dytë. Katundi i ka siguruar rrobat më të mira civile për ta. Shembull, Ramë Buja i ka marrë teshat e mia”, tregon pronari i shtëpisë.

60 vjecari tregon sa optimist ishte delegacioni kosovar për udhëtimin në Francë.

“Sipas bisedave të tyre këtu, kanë qenë shumë optimist. Kanë biseduar vetëm për Rambujenë dhe fatin e Kosovës”, shprehet Mejzinolli, për Tëvë1.

Por, as pas 26 viteve, nuk i ka harruar fjalët që ia tha dikush nga ndërkombëtarët.

“Pjesën e dytë kur kanë ardhur, një gazetar amerikan me nxori jashtë, më tha a mundem më të pyet diçka? I thashë po. Tha a ke ndikim tek Hashim Thaçi, se pjesë e dytë e Rambujesë është për fatin e Kosovës dhe duhet me pranua ofertën e dytë? I thashë, unë jam pronari i shtëpisë, ama nuk kam ndikim tek Thaçi”, tregon ai.

Marrëveshja u hartua nga NATO, ndërsa si vend për bisedime u zgjodh Kalaja e Rambujesë në Francë.

Këtë marrëveshje e refuzoi pala serbe, gjë që hapi rrugët për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës.

Tags: Marreveshja e Rambujes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën