TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtatë zyrtarë të Komunës së Prizrenit akuzohen se e kurdisën tenderin

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar trajtim të detyrueshëm psikiatrik për të dyshuarin që grisi Kuranin në Prizren. Kronika e gazetares Florijeta Dernjani na sjellë detaje shtesë.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
0 0
A A

Dallaveret me tenderë janë bërë cak i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Në mesin e tyre, është një kontratë në vlerë të 550 mijë eurove, për renovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve komunale të Komunës së Prizrenit.

Për këtë çështje, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve komunal, të cilët po akuzohen për kurdisje të tenderit.

Ata, sipas aktakuzës, favorizuan një operator ekonomik, ani pse oferta e tij ishte rreth 203 për qind më e shtrenjtë sesa e dy operatorëve të tjerë në garë.

Këta zyrtarë, dyshohet se manipuluan me çmimet gjatë fazës ofertuese, duke i shkaktuar dobi pasurore njërit operator ekonomik.

“Të pandehurit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 €, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situacione deri më datë 05.08.2024”, thuhet nga Prokuroria.

Grupi i operatorëve ekonomik të cilët u favorizuan janë “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A-T. Sh.P.K”

Televizioni ka provuar gjatë gjithë ditës të marrë një qëndrim nga komuna e Prizrenit, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Për zyrtarët komunalë rëndojnë akuzat për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Për opozitën në Prizren, aktakuza e ngritur nuk përbën ndonjë befasi.

“Është shqetësuese por aspak befasuese për neve. Ngase të gjithë qytetarët e Prizrenit, në këtë rast edhe ne si opozitë e dijmë fare mirë se këtu në Prizren nuk ka llogaridhënie dhe bëhet manipulimi në shumë tender. Ku nuk ndiqen procedurat e rregullta ligjore që operatori ekonomik, i cili i plotëson kriteret dhe kushtet, por favorizohet kompanitë të cilat janë të afërta me pushtetin”, thotë Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ngriti një aktakuzë të ngjashme për keqpërdorim të detyrës zyrtare, edhe para rreth dy javësh.

Rasti kishte të bënte me kontrollimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e një shkolle në fshatin Tërnje të Suharekës.

Shtatë zyrtarë përfunduan si të akuzuar, për shkak se i shkaktuan dëm komunës së Suharekës në vlerë të 29 mijë e 202 eurove.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën