TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHSKUK del me njoftim për gjendjen e 10-vjeçarit Elvis Hasani pas aksidentit në Fushë Kosovë

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
SHSKUK del me njoftim për gjendjen e 10-vjeçarit Elvis Hasani pas aksidentit në Fushë Kosovë

Pak më parë për televizionin Tëvë1, nëna e Elvis Hasanit, një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti ashkali i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës, ka bërë apel për ndihmë për sigurimin e medikamenteve të nevojshme për shërimin e djalit të saj.

“Krejt infuzionat po duhet me i ble vet, pare s’po ka, veç qka po i ndihmojnë kështu”, ka thënë ajo, duke treguar vështirësitë financiare me të cilat po përballet familja.

Ndërkohë, qytetarja Dafina Krasniqi në një postim në Facebook ka ngritur alarmin për gjendjen shëndetësore të 10-vjeçarit, duke kritikuar mungesën e reagimit nga institucionet.

“Familja poashtu nuk ka marrë ASNJË informatë përditësuese për procesin e hetimit lidhur me personin që e ka goditur dhe është larguar pa ofruar ndihmë Elvisit”, ka shkruar ajo, duke shtuar se është dëshmitare e “dështimeve të vazhdueshme për të treguar respekt e ndjeshmëri për trajtim dinjitoz të aksidentit dhe shërimit të Elvisit”.

Pas këtyre reagimeve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka lëshuar një komunikatë, duke theksuar se pacienti ka qenë gjatë gjithë kohës nën kujdesin e stafit mjekësor.

“Pacienti ka qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të stafit mjekësor dhe infermieror, duke marrë trajtimin e nevojshëm sipas protokolleve mjekësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.

Sipas tyre, Elvisi fillimisht është trajtuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik për 17 ditë, ku ka marrë terapi të shumta dhe monitorim të vazhdueshëm, ndërsa më 27 gusht është transferuar në Repartin e Neurologjisë Pediatrike, në gjendje stabile.

“Klinika e Pediatrisë njofton opinionin publik dhe familjarët se fëmijës nuk i ka munguar asnjëherë kujdesi mjekësor, dhe mbetet nën përkujdesjen e pandërprerë të profesionistëve shëndetësorë të QKUK-së”, përfundon reagimi i SHSKUK.

Tags: fushe kosovesreagimSHSKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës

Shqipëria përballet sonte me Izraelin

Shqipëria përballet sonte me Izraelin

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Raportohet i zhdukur një person në Pejë

Një person raportohet i zhdukur në Vushtrri

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Dronët iranianë godasin aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, ka të lënduar dhe dëme

Dronët iranianë godasin aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, ka të lënduar dhe dëme

10 ushqimet më hidratuese

10 ushqimet më hidratuese

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës

Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Protesta për “Zvërnecin”, Rama: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës me qytetarët

Shqipëria përballet sonte me Izraelin

Shqipëria përballet sonte me Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën