TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore, Tahiri: Është dokument puro politik

nga tëvë1
14 Dhjetor, 2023
0
A A
Shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjet buxhetore, Tahiri: Është dokument puro politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë Shqyrtimit të dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, tha se ky është një dokument puro politik.

Gjatë debatit parlamentar në Kuvend, Tahiri tha se Qeveria aktuale po shfrytëzon buxhetin e vendit për përfitime partiake.

“Pra, nuk është Lëvizja Vetëvendosje dhe Kuvendi i Kosovës i cili e mbikëqyr punën e Qeverisë, mirëpo është Qeveria, e cila në emër të votës së tyre përcakton dhe bën çka do. Ky ligj i ka 64 amandamente, e nga këto 64, asnjë s’do të miratohet. Jemi duke folur për një dokument puro politik, të një partie politike, e që e cila e shfrytëzon buxhetin e Kosovës për përfitime partiake, në kurrizin e këtyre deputetëve për të shpërndarë ndihma për dështimet e politikave qeverisëse gjatë këtyre 3 viteve. Ne sot kemi para nesh jo ligjin për buxhetin e konsoliduar të Kosovës, por kemi një ligj i cili është kthyer në dokument të një partie politike, të një kabineti qeverisës. Fatkeqësisht, këta deputetë s’i ka pyetur askush dhe asnjë amendament nuk kanë mundur t’a fusin në këtë ligj”, deklaroi Tahiri para deputetëve.

Ndërkaq, sa i përket investimeve kapitale, Tahiri potencoi se për vitin 2023, Qeveria Kurti s’ka arritur ta shpenzojë 80 përqind të buxhetit.

“Për vitin 2022, shpenzimi i buxhetit për investime kapitale ka qenë vetëm 60 përqind, ndërsa për vitin 2023, ka qenë vetëm 35 përqind. Kjo nënkupton që diku rreth 80 përqind të buxhetit që ka qenë i destinuar për investime kapitale, s’ka arritur t’i shpenzojë”, shtoi tutje Tahiri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X