TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqiptarët harxhojnë 3.4 milionë euro në vit Netflix

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Shqiptarët harxhojnë 3.4 milionë euro në vit Netflix

Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg dëshirës për t’u bërë pjesë e arkivës së filmave të kinemasë botërore, pasi sipas statistikave është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve.

Sipas statistikave të vitit 2024 nga World Population Review, Shqipëria numëronte 20 mijë përdorues aktivë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi renditeshin të parafundit, ndërsa në vendin e parë ndodhej Serbia me 200 mijë përdorues. Më pas në listë renditej Maqedonia e Veriut me 50 mijë përdorues. Ndërkohë, Bosnje Hercegovina mbante numrin më të ulët të përdoruesve me vetëm 10 mijë të tillë.

Por në fund të vitit 2024 këto statistika kanë pësuar ndryshime. Sipas Start.io Audiences, e cila mat në kohë reale përdoruesit e Netflix në shtete të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka aktualisht 37,773 përdorues aktivë.

Këto statistika tregojnë se grupmosha që e përdor më së shumti Netflix-in është ajo 18-24 vjeç, e cila përbën rreth 48% të audiencës. Në vend të dytë renditet grupmosha 25-32 vjeç, që zë 35.2% të përdoruesve. Nga ana tjetër, kategoria e moshës 33-44 vjeç përfaqëson 8.8% të audiencës. Ndërkohë, dy grupmoshat me përqindjen më të ulët janë ajo 45-54 vjeç dhe 55+ vjeç, me përkatësisht 3.9% dhe 4.9% të audiencës shqiptare.

Gjithashtu transmetuesit e Netflix në Shqipëri kanë zgjedhur Samsung Galaxy A12 si pajisjen e tyre të zgjedhur. Bazuar në këto të dhëna, “Scan Intel” ka analizuar se sa shpenzojnë shqiptarët për të parë filma në Netflix.

Një abonim në Netflix ka çmime të ndryshme, duke filluar nga €4.99, €7.99 dhe €9.99. Çmimi mesatar që shqiptarët në bazë të këtyre vlerave është €7.65. Duke e shumëzuar këtë shifër me numrin e përdoruesve aktivë, rezulton se aktualisht shqiptarët në total paguajnë rreth €288,963 në muaj. Nëse ky numër mbetet i pandryshuar, rezulton që shqiptarët të shpenzojnë rreth 3.47 milionë euro në vit për këtë platformë.

Kjo shifër ndryshon vazhdimisht, pasi mund të ketë përdorues të rinj, por edhe një pjesë e tyre mund të ndërpresin abonimin.

Vlen të theksohet dhe të merret në konsideratë “informaliteti i Netflix”, pasi një fenomen i zakonshëm është ndarja e llogarive, ku disa persona përdorin të njëjtën adresë për të kursyer para. Kjo praktikë është e përhapur, megjithëse Netflix ka filluar të zbatojë masa për të kufizuar ndarjen e llogarive jashtë familjes. Por, duhet marrë parasysh që nëse nuk do të ekzistonte kjo praktikë, shifra do të ishte më e lartë./SCAN

Tags: NetflixTeve1World Population Review
ShareTweet

Postime të ngjashme

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh, por përdoruesit reagojnë

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh, por përdoruesit reagojnë

Spotify merr masa kundër artistëve të rremë të krijuar nga AI

Spotify merr masa kundër artistëve të rremë të krijuar nga AI

ChatGPT ka 400 milionë përdorues aktivë në javë

OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentët

Facebook, Instagram dhe WhatsApp me shërbime premium nga Meta

Nëse ‘Meta’ e humbet këtë gjyq, Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Paraburgim për tre të dyshuar për fajde në Prizren

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Lista e armëve të sekuestruara në Zubin Potok

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Hoxha për ekspozimin e armatimeve: U profilizuan subjekte me interes për aktivitetet kriminale

Tri përballje interesante sonte në basketbollin vendor, vendoset për mbetje në ligë

Të premten hidhet shorti i Superligës në basketboll për sezonin 2026/27

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Sveçla: Armatimi i kapur në veri u gjet përreth varrezave masive në Zubin Potok

Trumpi i shpall “luftë ekonomike” Iranit dhe kërcënon partnerët e tij tregtarë me pasoja ekonomike

Trumpi i shpall “luftë ekonomike” Iranit dhe kërcënon partnerët e tij tregtarë me pasoja ekonomike

Policia ekspozon armatimin e konfiskuar në veri të Mitrovicës

Policia ekspozon armatimin e konfiskuar në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën