TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shqiprim Arifi thotë se u shkarkua nga Serbia, i jep fund aktivitetit politik në Luginë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Arifi thotë se nga Shqipëria po trajtohen “si limoni i thartë për të cilin nuk prishet dasma”

Shqipërim Arifi ka thënë se në mënyrë të dhunshëm nga regjimi serb është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor

Reklamë

Ai ka thënë se “ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”.

Tutje, Arifi ka thënë se me këtë shkarkim nga regjimi serb i jap fund politikës aktive në Luginë të Preshevës.

 Postimi i plotë i tij:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim

Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit

Dimal Basha pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Është krejtësisht e natyrshme të ketë pakënaqësi

Dimal Basha pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Është krejtësisht e natyrshme të ketë pakënaqësi

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Krasniqi: Demonizimi i UÇK-së është filozofia themelore e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim

Bekë Berisha për Rashiqin: Shohim

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit

Dimal Basha pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Është krejtësisht e natyrshme të ketë pakënaqësi

Dimal Basha pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Është krejtësisht e natyrshme të ketë pakënaqësi

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

Krasniqi: Demonizimi i UÇK-së është filozofia themelore e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Dimal Basha për artikullin ku përmendet UÇK: E kam të shenjtë luftën

Dimal Basha për artikullin ku përmendet UÇK: E kam të shenjtë luftën

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Murati: Rashiqi është mundësia e vetme

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që privoi nga jeta 19-vjeçarin në Vushtrri

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që privoi nga jeta 19-vjeçarin në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X