TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria – “trampolinë” për të huajt që synojnë BE-në

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria – “trampolinë” për të huajt që synojnë BE-në

Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore.

Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut.

Por, Gjergji Gjika, udhëheqës i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri, thotë tani se propozimi i Qeverisë shqiptare ka paraqitur kosto për këtë sektor, dhe jo zgjidhje, pasi shumica e punëtorëve të huaj, sipas tij, janë larguar.

“Kam marrë 800 punëtorë të huaj kryesisht nga Nepali dhe Bangladeshi, dhe e di sa kam sot prej tyre? As 80, të gjithë janë larguar. E kishin kulturën e punës, punonin shumë, por fakti që të gjithë janë larguar papritur, tregon se ata kanë ardhur me tjetër qëllim, jo për të punuar këtu”, thotë Gjika.

Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si transit për të hyrë ilegalisht në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

“I kam denoncuar, por çfarë vlere ka, nuk kapen…”, thotë ai.

Sipas Gjikës, janë me dhjetëra mijëra vende të lira pune dhe ka shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

“Do të përpiqem të gjej zgjidhje brenda vendit, nuk provoj më me punonjës të huaj, sepse më rezultoi të ishte vetëm kosto. Vetëm për një punëtor kam paguar rreth 1.500 euro për ta rekrutuar. Për 800 që mora unë, kostoja ishte shumë e lartë. Shto këtu sigurimin e akomodimit, ushqimit, paga mujore – të gjitha këto janë shpenzime”, thotë Gjika.

“Dy punonjëse nga Nepali ikën natën”

Një rast i denoncimit të largimit të punonjësve të huaj ndodhi më 13 prill, kur administratori i një hoteli në bregdetin e Durrësit, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shkoi në polici.

Ismet Kryeziu tregon për Radion Evropa e Lirë se dy vajza nga Nepali punuan si sanitare në këtë hotel për tetë muaj.

“Kur pashë se po vonoheshin, shkova te dhomat e tyre dhe kuptova që kishin ikur natën, kishin lënë aty kontratat e punësimit dhe vizën e përfituar për punësim në Shqipëri. Njoftova policinë për largimin e tyre, por, sigurisht, nuk pres të kapen, sepse gjithnjë e më shumë po dëgjoj raste të tilla. Vijnë në Shqipëri, punojnë disa muaj, bëjnë paratë që iu nevojiten dhe ikin drejt Perëndimit”, thotë Kryeziu.

Ai tregon se dy vajzat, 23 dhe 35 vjeçe, që i thërrisnin Lulu dhe Tutu, ishin shumë të rregullta në punën që kryenin dhe nuk kishin shprehur ndonjë pakënaqësi.

“Janë paguar nga 800 euro për secilën prej vajzave te kompania e punësimit, që mundësoi ardhjen e tyre nga Nepali në Shqipëri, dhe 600 euro të tjera për procesin e pajisjes me leje pune dhe leje qëndrimi. U është siguruar akomodimi dhe ushqimi dhe paguheshin rreth 400 euro në muaj”, thotë Kryeziu.

Sipas tij, kjo ka qenë një kosto e madhe që nuk ia ka vlejtur.

Ekspertja e punësimit, Kumrije Zika, thotë se ikja e punëtorëve është bërë fenomen në disa sektorë dhe se nuk bëhet fjalë për raste të veçanta.

“Kanë ikur jo vetëm burrat, por edhe gra që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e Azisë. Ka një ikje – le të themi – masive. Pra, duket e organizuar. Ata lënë vendin e punës, pasaportat, dokumentet dhe largohen”, thotë Zika për REL-in.

Të dhënat e fundit për të huajt në Shqipëri i përkasin një raporti të Institutit të Statistikave, INSTAT, që reflekton situatën e vitit 2021.

Sipas këtij raporti, numri i të huajve me origjinë nga Azia ka shënuar rritje për 4.3 %, krahasuar me vitin 2020. Por, aktualisht, nuk ka të dhëna se sa prej këtyre shtetasve të huaj që kanë arritur në Shqipëri kryesisht për t’u punësuar, janë larguar, apo janë denoncuar për largim nga vendet e punës.

Në tetor të vitit 2021, autoritetet shqiptare kanë fuqizuar ndryshimet në Ligjin për të huajt, që kanë lehtësuar marrjen e lejes së punës në Shqipëri, bashkë me lejen e qëndrimit. Të huajt që duan të pajisjen me këtë leje në Shqipëri, mund të aplikojnë online në portalin eAlbania.

Sipas ligjit, përveç kërkesës në gjuhën shqipe, ata duhet të dorëzojnë online dokumente të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të njësuara me origjinalin nga noteri, të tilla si: kontrata e punës, kualifikimet profesionale e të tjera.

Nëse dokumentacioni është i plotë, shtetasi i huaj pajiset me leje pune brenda dhjetë ditësh. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e shqyrtimit të dokumentacionit për ripërtëritjen e lejes së punës.

Bashkimi Evropian disa herë ka shprehur shqetësim për migrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor si transit për të hyrë në ndonjërin prej shteteve të bllokut.

Në vitet 2021 dhe 2022, BE-ja ka mbështetur veprimet e lidhura me migracionin në rajon me një shumë prej 201.7 milionë eurosh. Mjetet janë ndarë për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të migracionit dhe të kufirit.

 

 

Tags: BEBiznesetShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO thotë se janë ndalur avionët luftarakë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

NATO thotë se janë ndalur avionët luftarakë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

Trump thotë se do të takohet me Xinë gjatë këtij viti

Trump thotë se do të takohet me Xinë gjatë këtij viti

Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë

Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Kastrati premton se në Kamenicë do të përfundojnë të gjitha rrugët me asfaltim cilësor

Kastrati premton se në Kamenicë do të përfundojnë të gjitha rrugët me asfaltim cilësor

Surdulli premton subvencionim të bizneseve e qendra të shkencave kompjuterike

Surdulli premton subvencionim të bizneseve e qendra të shkencave kompjuterike

Kastrati thotë se do të krijojë Zonë Ekonomike dhe zhvillim të turizmit malor në Kamenicë

Kastrati thotë se do të krijojë Zonë Ekonomike dhe zhvillim të turizmit malor në Kamenicë

Surdulli: Në Kamenicë mungojnë barnat esenciale, ambulantet s’do të mbesin të mbyllura

Surdulli: Në Kamenicë mungojnë barnat esenciale, ambulantet s’do të mbesin të mbyllura

Emisioni “Info Nata” 19.09.2025

Emisioni “Info Nata” 19.09.2025

Pezullimi i dialogut me ShBA-në, Shkodra: Nuk janë prishur marrëdhëniet me Amerikën, propagandë e kulluar

Pezullimi i dialogut me ShBA-në, Shkodra: Nuk janë prishur marrëdhëniet me Amerikën, propagandë e kulluar

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën