TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria synon fitore me lojë të bukur ndaj Andorrës

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Shqipëria synon fitore me lojë të bukur ndaj Andorrës

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, e di se çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj Andorrës do të ishte i papranueshëm për tifozët.

Braziliani Sylvinho thotë se lojtarët nuk janë të thyer pas disfatës nga Anglia në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria humbi 2:0 të premten nga Anglia në stadiumin ikonik “Wembley”. Por të hënën në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, kuqezinjtë synojnë fitore me lojë të bukur ndaj Andorrës.

Ndeshja Shqipëri – Andorrë nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit K, ku janë edhe Letonia dhe Serbia.

“Futbolli është i vështirë për të gjithë. Mësojmë nga gabimet dhe mundohemi gjithmonë të nisim nga fillimi në ndeshjet e ardhshme. Nuk është lehtë të luash ndaj Anglisë në ‘Wembley’. Ka lojtarë që luajnë në nivele të larta botërore, trajner të ri me shumë energji. Janë lojtarë që kryesisht luajnë në Premier League. Kemi qenë në lojë deri në pësimin e golit të dytë. Nëse nuk je i përqendruar ndaj një ekipi si Anglia, mund të pësosh 4-5 gola brenda 45 minutave. Është njëjtë si të luash ndaj Spanjës në ‘Santiago Berbabeu’. Nuk të lejohet të gabosh. Kemi parë lojën e Andorrës ndaj Letonisë. Kemi punuar për t’i gjetur dobësitë e kësaj përfaqësueseje”, ka thënë Sylvinho të dielën në konferencë për shtyp.

Shqipëria në stadiumin në Tiranë nuk ka fituar nga tetori i vitit 2023. Së fundi kishte fituar në miqësore ndaj Bullgarisë, 2:0.

Sylvinho ka theksuar se kanë analizuar lojën e Andorrës. Ai ka treguar anët e forta të Andorrës.

“Kuqezinjtë” me Andorrën janë përballur gjashtë herë. Dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022” i fitoi Shqipëria me rezultat 1:0.

“Kemi parë lojën ndaj Letonisë. Kemi punuar për të gjetur hapësirat për të shënuar në ndeshjen e nesërme. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën që na ofrohet. Ndaj Anglisë duhej të mbroheshim dhe të gjenim hapësirat për të dalë para. Do të provojmë të luajmë ndryshe ndaj Andorrës. Futbolli është i vështirë, por duhet të gjejmë hapësirat. Andorra luan lojë defensive, kurse ne do të mundohemi të gjejmë mënyrën më të mirë gjatë ndeshjes”, është shprehur Sylvinho.

Ai ka paralajmëruar ndryshime si në aspektin taktik e po ashtu sa u takon lojtarëve.

“Ndeshja e dytë është shumë shpejt dhe mund të ketë ndryshime në aspektin taktik, por jo edhe ndryshime të mëdha të lojtarëve. Mund të kemi 2-3 ndryshime, por nuk mund të bësh shumë ndryshime brenda një periudhë të shkurtër. Duhet të gjejmë hapësirat për të shënuar gola. Ivan Balliu dhe Naser Aliji kanë shpenzuar shumë energji ndaj Anglisë, por do të kemi edhe pak kohë për të parë nëse do të mund të rikuperohen. Sa i përket sulmit mund të ketë ndryshime, por nesër do të marrim vendimet e duhura, pasi kemi disa emra që mund të nisin nga fillimi ndeshjen”.

Shqipëria është paraqitur dy herë në Evropian. Megjithatë pas paraqitjes në “Gjermania 2024” pati cikël dëshpërues në Ligën e Kombeve. Përfundoi e fundit në grup me shtatë pikë, ndërsa edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën C.

“Evropiani ka përfunduar ashtu si edhe gara e Ligës së Kombeve. Kemi nisur një cikël të ri. Nuk është e lehtë, pasi në Botëror vetëm i pari dhe eventualisht i dyti nga plejofi mund të kalojnë në Botëror. Lojtarët janë të motivuar, por neve na duhet vetëm të zhbllokohemi. Duhet të shënojmë gol për të sjellë entuziazëm. Do të mundohemi të luajmë bukur dhe të kthejmë entuziazmin te publiku”, ka thënë  selektori i kuqezinjve.

Kapiteni Berat Gjimshiti e vlerëson të vështirë ndeshjen ndaj Andorrës.

Andorra të premten humbi 1:0 në shtëpi nga Letonia, një tjetër përfaqësuese inferiore e grupit.

“Edhe lojën ndaj Anglisë e kam konsideruar si mundësi. Ndoshta ju e mendoni ashtu në bazë të rezultatit, por ne si ekip nuk e ndajmë të njëjtin mendim. Ishte një mundësi për ne dhe sigurisht që Anglia është ekip e nivelit botëror dhe luan gjithnjë për trofe. Do të jetë ndeshje tjetër. Besoj se do të jetë e vështirë dhe e rëndësishme është të jemi të gjithë të përqendruar. Në letër duket e thjeshtë, por në futbollin që po luhet sot, nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë Gjimshiti.

Mbrojtësi i Atalantas ka shtuar se janë gati për të fituar ndeshjen ndaj Andorrës.

“Besoj se në futboll gjithmonë është presioni. Është ndryshe nga Anglia, pasi anglezët ishin favoritë, kurse ne tash jemi favoritë. Kam qenë edhe në barazimin 2:2 ndaj Andorrës. Ka shënuar dy gola në kundërsulme. Do të jemi gati për ndeshje”, ka theksuar Gjimshti.

Ai ka falënderuar tifozët për përkrahje.

“Kemi mësuar nga ndeshjet e kaluara, kemi biseduar me trajnerin se çka kemi gabuar. Besoj se nesër duhet të jetë një Shqipëri ndryshe dhe tifozëve t’u japim lumturi. Duhet të shohim një Shqipëri ndryshe, pasi duhet kujdes sepse mund të pësosh edhe nga këta kundërshtarë”, ka thënë Gjimshiti.

Ndeshjen e tretë Shqipëria e luan në Tiranë ndaj Serbisë më 7 qershor. Tri ditë më pas luan në udhëtim ndaj Letonisë në Riga.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

Chiesa largohet nga Liverpooli

Chiesa largohet nga Liverpooli

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Pullian i Rahovecit shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën