TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shqipëria pret ta thyej rekordin me turistë, Kumbaro: Kemi marrë masa për çmime të arsyeshme

nga tëvë1
30 Maj, 2022
0
A A
Shqipëria pret ta thyej rekordin me turistë, Kumbaro: Kemi marrë masa për çmime të arsyeshme

Shqipëria është bërë gati që të tejkalojë shifrën e gjashtë milionë turistëve gjatë këtij viti. Përveç në bregdet, tashmë janë hapur mbi 260 bujtina për mysafirë në sektorin e agroturizmit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat që çmimet të jenë të arsyeshme. Megjithatë, ajo thekson se mysafirët duhet që të shtrihen në gjithë territorin e Shqipërisë, me qëllim që të mos krijohen përqëndrime.

Qershori, korriku e gushti janë muajt ku bregdeti mbushet plot me pushues nga Kosova dhe mbarë bota. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro fton mysafirët shqiptarët që ditët e pushimit t’i ndajnë mes detit, malit, sporteve natyrore e tureve të organizuara në shtigjet e Shqipërisë.

“Këtë vit ne mendojmë që do të kemi një shtrirje më të gjerë të hartës gjeografike turistike, jo vetëm në bregdet që është i preferuar për larminë që ka. Por, pjesë e brendshme e territorit të Shqipërisë ofron këtë verë potenciale të jashtëzakonshme dhe oferta interesante për sa i përket turizmit të gastronomisë, turizmit ushqimor. Për sa i përket agro-turizmit, ku tashmë mbi 260 bujtina janë hapur në të gjithë territorin nga Tropoja e deri në Sarandë, Korçë në Kolonjë, Elbasan, Gramshë, Gjirokastër, Përmet e në Tepelenë. Janë të gjitha oferta turistike të cilat investimet e bëra në vitin 2020, ku ra fluksi i turizmit por u shtuan investimet nga sektori privat”, thekson ajo.

Sezoni është hapur që në muajin mars kur kanë nisur grupet turistike në mënyrë të organizuar të vizitojnë shumë vende në Shqipëri. Kumbaro shton se duhet të ketë koordinim të paketave mes të dyja vendeve, që turistët nga e gjithë bota të qëndrojnë më gjatë në trevat shqiptare.

Ajo thekson se pritjet janë që Shqipëria të tejkalojë shifrën e gjashtë milionë turistëve brenda këtij viti.

“Në vitin 2019, që konsiderohet një vit shumë i mirë dhe kemi pasur një shifër rekord të mysafirëve nga e gjithë bota, Shqipëria priti 6,4 milionë vizitorë të huaj. Po të kemi parasysh që Shqipëria, rezident janë 2,8 milionë banorë. Në vitin 2021, ne mirëpritëm më shumë se sa mendonim, 5,6 milionë turistë të huaj, duke përfshirë mysafirët prej Kosovës duke u nisur nga sistemi i hyrjes në kufi të Shqipërisë. Të gjitha të dhënat janë që këtë vit të kemi një rritje eksponenciale, për shkak se tre muajt e parë të vitit 2022, ishin me rritje krahasuar me vitin pararendës. Vetëm në muajin mars kemi pasur 2,1 herë më shumë netë qëndrimi në Shqipëri, se sa vitin e kaluar”, shprehet ajo.

Ajo zotohet që kanë marrë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve, megjithatë nuk përjashton rastet e tilla në disa zona.

“Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat që çmimet të ruhen në nivele të arsyeshme, por duke pasur parasysh që jemi në një vit që ka një rritje të çmimit të energjisë dhe karburantit në nivel global. Ajo që ne kemi bërë është që për të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël, ku futen restorantet e hotelet nuk ndryshon çmimi i energjisë. Ato do të subvencionohen nga shteti, ndonëse çmimi në nivel global është rritur për dhjetë herë. Ftoj që turistët të shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe të krijohen sa më pak përqëndrime, sepse ajo bën që kërkesë-oferta të shkojë drejt rritjes së çmimeve”, përfundon ministrja e Turizmit në Shqipëri.

E para e Turizmit në Shqipëri fton turistët nga Kosova, që këtë verë të pajisen me çanta prej tekstili në vend të atyre të plastikës për një turizëm më të pastër. Kumbaro thekson se suksesi i sivjetmë bazohet në standard, shërbim e siguri të turistëve.

Ajo përmend edhe festivalin “Onum”, në Shëngjin, i cili do të fillojë më datën 1 të muajit të ardhshëm, ku deklaron se presin më shumë se 15 mijë mysafirë nga e gjithë bota./KP

Tags: Shqiperiaturistet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor

Vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali pas një aksidenti me traktor

Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Rama për “Defender 25”: Një nga stërvitjet më të mëdha të dekadës së fundit

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve favorizojnë serbët për fitore

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve favorizojnë serbët për fitore

Kristjan Asllani nuk ngutet me largim nga Interi, pret trajnerin e ri

Kristjan Asllani nuk ngutet me largim nga Interi, pret trajnerin e ri

Migjen Basha: Kemi lojtarë për ta mposhtur Serbinë

Migjen Basha: Kemi lojtarë për ta mposhtur Serbinë

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Trendi i ri i 2025-ës kombinon lëvizjen fizike me gjendjen psikologjike dhe shpirtërore

Trendi i ri i 2025-ës kombinon lëvizjen fizike me gjendjen psikologjike dhe shpirtërore

Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina

Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X