TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria përmbyll mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Partner i besueshëm për BE-në

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria përmbyll mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Partner i besueshëm për BE-në

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë fjalës së tij në videomesazhin e dhënë me rastin e përfundimit të mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, renditi disa prej arritjeve të vendit tonë gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare. Hasani u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dy-vjeçar, si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj me një krenari të veçantë një mesazh nga kjo dhomë ku gjatë 2-viteve të fundit vendi ynë ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare.

E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz i cili është vlerësuar nga miq e aleatë si dhe nga shoqëria civile e organizata ndërkombëtare.

Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.

Ne mbrojtëm fortë kauzën ukrainase sepse ajo ishte e drejtë dhe përfaqëson diçka të rëndësishme për ne. Gjatë këtyre dy viteve ne ngritëm me vendosmëri avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri”, tha Hasani, teksa shtoi se Shqipëria ka rritur profilin e saj në arenën ndërkombëtare dhe forcoi pozicionin e saj si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon e më gjerë”, tha ai, shkruan rtsh.al.

“Ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleate dhe partner i besueshëm për BE-në”, tha Hasani.

Tags: Keshilli i Sigurimitministri i jashtemShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

CAIR: Deklaratat e Trump për Iranin janë të rrezikshme dhe fyese ndaj Islamit

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën