TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria i hap dritën jeshile NATO-s për një bazë të re detar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Shqipëria i hap dritën jeshile NATO-s për një bazë të re detar

Kryeministri Edi Rama do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin. Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, filloi punën për shndërrimin e një baze ish-sovjetike në një bazë ajrore të NATO-s, duke çimentuar lidhjet e Tiranës me Brukselin. Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën për të diskutuar projektin.

Porti do të jetë i vendosur në Porto Romano, Durrës, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO. Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1,53 për qind të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen. Duke folur për planin, Rama tha se ”Ne do të kthehemi së shpejti në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë… për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit. E vendosur në jug të Vlorës, rreth 170 kilometra nga Durrësi, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve ’50, në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte në linjë me Moskën.

Pas rënies së komunizmit, ajo u rindërtua me ndihmën e Turqisë, e cila ruajti të drejtën e përdorimit të saj. Marina shqiptare ende sot e përdor bazën për disa operacione dhe stërvitje. Ky opsion duket se është paraqitur në favor të Porto Romanos. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën