TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

by Tëvë1
1 vit ago
6
A A
Reagon Pacolli: U kërcënova dhe u sulmova verbalisht në lokal, videoja është e manipuluar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një incidenti të ndodhur të enjten në një lokal në Prishtinë, ku një qytetar iu afrua dhe e ofendoi publikisht. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si “të organizuar dhe të qëllimshme”, duke pretenduar se videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është e montuar dhe nuk paraqet gjithë situatën.

“Sot, në ambientet e lokalit ‘Home’, u përballa me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga një person i quajtur Agim Pllashniku. Ky individ njihet për të kaluarën e tij të dhunshme dhe sulmi nuk ishte spontan – ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar”, ka shkruar Pacolli në reagimin e saj.

Ajo thotë se videoja është incizuar nga gruaja ose vajza e Pllashnikut, të cilat ishin të pranishme në lokal, dhe sipas saj, videoja është ndërhyrë për të fshehur momentet më problematike të incidentit.

“Kjo video nuk është e plotë. Ajo është prerë dhe manipuluar për të fshehur sulmin ndaj meje, momentin kur agresori e sulmon fizikisht asistentin tim dhe kur tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah – për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë”, thekson deputetja.

Ajo shton se ngjarja ndodhi përballë dëshmitarëve, përfshirë zyrtarë të policisë dhe Avokatin e Popullit.

Pacolli kritikoi edhe disa portale dhe figura publike, të cilat sipas saj, po e paraqesin incidentin si akt “heroik” dhe po përhapin dhunë politike e psikologjike ndaj saj.

“Nuk do të frikësohem, nuk do të hesht, dhe nuk do të tërhiqem. Do të vazhdoj rrugën time të drejtë”, përfundon reagimin ajo.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i dyshuar është intervistuar dhe ndaj tij është hapur hetim për veprën penale “kanosje”.

“Me rekomandim të prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘kanosja’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

E quajti “hajne” deputeten Pacolli – qytetari lirohet, por përfundon nën hetim penal

Deputetja Pacolli përballet me akuza në lokal – qytetari arrestohet pas përplasjes

Tags: Fitore PacollisulmeTeve1VV
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën